Trafiku i organeve, konsensus PD-PS për hetimin e EULEX
TIRANË- PD dhe PS kanë miratuar sot me konsensus të plotë në Komisionin e Ligjeve pr/ligjin "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it".
Drafti i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar.
Përfaqësuesit e djathtë dhe ata të majtë në komision ishin plotësisht dakord që hetimet e EULEX të shtrihen edhe në territorin e Shqipërisë.
Përfaqësuesi i PS-së në komision, Pandeli Majko dhe kreu i këtij komisioni, Ilir Rusmajli thanë se hetimet duhet të bëhen sa më shpejt. Ky pr/ligj do t'i kalojë Kuvendit me shumicë të cilësuar.ma.ar/BalkanWeb)