Kryeministri rrëzon tarifat e Bodes për doktoraturën
06/08/2009 “4 milionë një shumë e lartë, që nuk mund të përballohet”
Ergys GJENÇAJ
Tarifat për personat që duan të marrin doktoraturën, të paraqitura nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës prej 400 mijë lekësh të reja, janë hedhur poshtë nga Kryeministrit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë Berisha ka vendosur veton kundër kësaj tarife, duke e cilësuar atë tepër të lartë për personat, të ardhurat e të cilëve janë normale në vendin tonë. Kryeministri u shpreh kundër kësaj shume, duke e konsideruar atë të lartë dhe duke kërkuar uljen në 200 mijë lekë. Duke shqyrtuar disa vendime për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Mjekësisë, të Gjeologji Minierave, Kryeministri u shpreh kundër tarifave të përcaktuara. “Parimi është se askush nuk mund të pengohet për të vazhduar doktoratën për shkak të tarifës. Kanë vendosur jo vetëm tarifën 4 milionë lekë (të vjetra), por kanë zvogëluar edhe numrin e atyre që do të kenë të drejtë për të mbrojtur doktoratën”, - ka deklaruar ai. Sipas tij, shuma 4 milionë lekë të vjetra favorizon vetëm personat të ardhurat familjare të të cilëve janë të mëdha. Duke u shprehur kundër tarifës së vendosur, Berisha tha se jo të gjithë mund t’i paguajnë tarifa kaq të larta, por vetëm favorizohen dhe mund t’i paguajnë vetëm të pasurit dhe qeveria nuk mund të vendosë duke pasur parasysh xhepat e të pasurve. Madje, kreu i qeverisë ka theksuar se numri i personave që do të studiojnë për doktoraturën do të rritet dhe nuk do të mbetet kaq i kufizuar sa është përcaktuar. “Ne kemi degë që janë ekzotika dhe janë shumë të rrallë ata që kanë doktoratë për shkak të këtyre qëndrimeve konservatore që mbahen. Kjo bëhet edhe më e vështirë në rast se vendosim tarifën 4 milionë lekë. Tarifa mund të jetë e mjaftueshme edhe 2 milionë. Nuk mund të ketë kompromis me tarifa kaq të larta”, - theksoi kreu i qeverisë. Kryeministri pohoi se dokotoratura nuk mund të kryhet falas, por në mënyrë absolute jo me tarifa të tilla të larta. Duke folur kundër tarifës 4 milionë lekë të vjetra, kreu i qeverisë u përfshi në një debat me ministrin e Financave Ridvan Bode, i cili e vlerësoi tarifën e propozuar si normale. Por Kryeministri Berisha hodhi poshtë pretendimin e ngritur. Ai deklaroi se qeveria e tij është për taksa e tarifa të ulëta në të gjithë sektorët dhe kështu do të bëhet edhe me arsimin.
Debati Berisha-Bode
Berisha - 4 milionë është shumë, ku t’i gjejnë ato para?
Bode - Ia paguan qendra e punës.
Berisha - Jo.
Bode - Nuk janë shumë 4 milionë.
Berisha - Do të bëhet 2 milionë. Vendi fqinj, Greqia, e ka falas.
Bode - Nuk ei ka falas. Shkollat publike janë gjë tjetër.
Berisha - 4 milionë lekë? Ku t’i marrë ai? Bëni pak llogari, sa e merr rrogën në vit. Ndaj dhe kjo nuk mund të ndodhë. 4 milionë? Nuk janë pak 4 milionë, zotëri. Jo, nuk i gjen dot ai, se ai ka edhe për familjen, ka për t’u strehuar, ka dhe gjithë detyrimet e tjera. Jo, do bëhet 2 milionë.
Berisha - Nuk jemi për tarifa shumë të larta. Prandaj 2 milionë, dhe është tepër.