Qeveria mirëkupton protestat

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, duke komentuar protestat e sotme kundër arrestimeve të fundit nga EULEX-i, kanë thënë se Kosova është një vend demokratik dhe qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi tha se ekzekutivi i vendit “ka mirëkuptim për secilin qytetar dhe për secilën arsye që ata mund të kenë për një veprim të tillë, duke respektuar ligjet dhe normat demokratike".
Kuçi me ketë rast ka pohuar se “Kosova ka rregulla, ka kushtetutë, ka ligje" dhe se ato janë të aplikueshme në terë territorin e Kosovës.