Kryeministri shpreh ngushëllimet për aksidentin tragjik në Malin e Zi
Kryeministri Sali Berisha ka shprehur të premten pasdite ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik të Bioces në Malin e Zi, në një vizitë në Ambasadën e Unionit Serbi-Mal i Zi. Kryeministri Berisha ka shprehur ndjenjën e solidaritetit të Shqipërisë me dhimbjen e qytetarëve të Malit të Zi për të afërmit e humbur dhe të plagosur. Në këtë aksident të ndodhur përpara pak ditësh, humbën jetën rreth 40 qytetarë malazezë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë