Vendime të miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave miratoi, të premten, disa projektligje, vendime dhe marrëveshje.
VENDIM
Për propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
PROJEKTLIGJ
"Për ratifikimin e traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë"
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Ratifikimin e traktatit të krijimit të Komunitetit të Energjisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
* * *
VENDIM
Për propozimin e projektligjit "Për zbatimin e konventës "Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre""
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektiligjit "Për zbatimin e konventës "Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
PROJEKTLIGJ
"Për zbatimin e konventës "Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre""
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 122, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton autoritetin, përgjegjësitë dhe funksionimin e organeve të nevojshme për zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga konventa "Për ndalimin e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre", për Republikën e Shqipërisë, si shtet palë në këtë konventë, dhe që më poshtë do të quhet thjesht konventë.
Neni 2
Kompetencat e autoritetit shtetëror për zbatimin e konventës
1. Ministri i Mbrojtjes është autoriteti shtetëror përgjegjës i Republikës së Shqipërisë për zbatimin e konventës.
2. Autoriteti shtëtëror bashkëpunon me të gjitha organizmat e vendit dhe ato ndërkombëtare për zbatimin e plotë të konventës.
3. Autoriteti shtetëror, në rast zbulimi të zonave, të minuara ose të dyshuara si të minuara, urdhëron marrjen e masave për sigurimin, rrethimin apo vendosjen e shenjave të dukshme, si dhe njoftimin, paralajmërimin me çdo mënyrë të popullsisë civile në atë zonë.
Neni 3
Detyrimi për deklarimin e veprimtarisë dhe verifikimi nga autoriteti shtetëror
1. Personi, fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që kryen veprimtarinë e lejuar sipas pikës 2, të nenit 8, të këtij ligji, është i detyruar të paraqesë të dhëna për veprimtarinë që ushtron, nëpërmjet një deklarate vjetore, sipas formularit, që lëshohet nga autoriteti shtetëror.
2. Personi, fizik ose juridik, vendas ose i huaj, përveç të dhënave në përputhje me pikën 1, të këtij neni, është i detyruar të japë çdo të dhënë tjetër për veprimtarinë që ushtron, nëse kjo veprimtari përmban elemente të fushës që mbulon konventa, sa herë që i kërkohet nga autoriteti shtetëror, për të verifikuar nëse kjo veprimtari është në përputhje me kërkesat e konventës dhe të këtij ligji.
Neni 4
Inspektimi ndërkombëtar
Inspektimi ndërkombëtar kryhet nga inspektorët e Misionit të Vlerësimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në prani të një grupi shoqërues, i cili kryesohet nga përfaqësuesi i autoritetit shtetëror.
Neni 5
Bashkëpunimi
1. Subjektet, që zotërojnë ose dyshohet se zotërojnë mina kundër personit të çdo lloji, janë të detyruara të lejojnë inspektimet dhe të bashkëpunojnë me inspektorët.
Subjektet vënë në dispozicion të ekipit të inspektimit ose të personit të autorizuar:
a) të gjitha të dhënat, që u kërkohen, për kryerjen e inspektimit;
b) pajisjet e telekomunikacionit, mjediset e punës, mjetet e transportit, të nevojshme për lëvizjet brenda këtyre mjediseve, për realizimin e inspektimit;
c) dokumentacionin përkatës për pjesët dhe objektet, që inspektohen.
Gjithashtu, subjektet detyrohen:
i) të marrin masa sigurimi gjatë kryerjes së inspektimit (për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të inspektorëve);
ii) të kontribuojnë në vlerësimin e rezultateve paraprake të inspektimit dhe në sqarimin e çështjeve të dyshimta.
Neni 6
Kryerja e inspektimeve
Ekipet e Misionit të Vlerësimit të OKB-së në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen:
a) të hyjnë e të dalin gjatë orarit normal të punës në mjediset, ku ndodhet objekti që po inspektohet;
b) të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për inspektimin dhe të mbledhin të gjitha të dhënat e nevojshme për këtë qëllim, duke marrë në pyetje, kur është e domosdoshme, edhe personelin e objektit, që inspektohet;
c) të kontrollojnë dokumentet, materialet, ambalazhimet dhe regjistrat e produkteve, që ndodhen në objekt;
ç) të kërkojnë të dhëna për hyrje-daljet e të gjitha mjeteve të transportit, që qarkullojnë në objektin, që inspektohet.
Neni 7
Përgjegjësitë e grupit të shoqërimit
Grupi i shoqërimit merr të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e një inspektimi, efikas dhe të befasishëm, pa cënuar interesat e pronarit ose të drejtuesit të objektit, që inspektohet.
Grupi ka këto përgjegjësi:
a) Krijon kushtet e nevojshme për inspektim;
b) Mbron të dhënat, e klasifikuara "Sekret shtetëror", si dhe ruan konfidencialitetin;
c) Bën klasifikimin e qartë të të gjitha të dhënave, që i vihen në dispozicion ekipit të inspektimit;
ç) Merr vendime për vënien e të dhënave konfidenciale në dispozicion të ekipit të inspektorëve, në përputhje me ligjin nr.8457, datë 11.2.1999, "Për informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror"", dhe me aktet nënligjore në fuqi;
d) Zhvillon bisedime me ekipin e inspektimit për ndjekjen e procedurave të veçanta në rastet e parashikuara, në pikën 14, të nenit 8, të konventës.
Neni 8
Veprimtaritë e ndaluara dhe përjashtimet
1. Personave, fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, në të gjitha rastet u ndalohet:
a) të zhvillojnë, prodhojnë, blejnë, magazinojnë, zotërojnë mina kundër personit ose t'i transferojnë ato, në mënyrë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, te persona të tjerë;
b) të përdorin mina kundër personit;
c) të ndihmojnë, nxisin ose detyrojnë, në çdo mënyrë, persona të tjerë që të marrin pjesë në çdo veprimtari të ndaluar për një shtet nënshkrues të konventës;
ç) të transferojnë ose të marrin nga shtetet, që nuk janë palë në konventë, mina kundër personit.
2. Përpunimi, transferimi, përdorimi dhe magazinimi i minave kundër personit lejohen nëse veprimtaria ka qëllime:
a) stërvitjeje;
b) pastrimi;
c) teknike për shkatërrimin e minave.
Veprimtaria e lejuar sipas pikës 2, të këtij neni, miratohet me urdhër të autoritetit shtetëror.
Neni 9
Kundërvajtjet administrative dhe ekzekutimi i tyre
1. Shmangia nga detyrimet e konventës dhe nga detyrimet e neneve 3 e 8, të këtij ligji, kur këto veprime nuk përmbajnë elemente të veprave penale, të parashikuara në nenet 278 dhe 278/a, të Kodit Penal, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 (një qind mijë) deri në 300 000 (tre qind mijë) lekë.
2. Vënia e gjobave, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, bëhet nga organi i kontrollit, krijimi dhe funksionimi i të cilit bëhet me urdhër të autoritetit shtetëror.
3. Subjektet, të cilat gjobiten sipas këtij neni për kundërvajtje administrative, kanë të drejtën e ankimit pranë autoritetit shtetëror, i cili, për shqyrtimin e tyre, krijon një komision të posaçëm.
4. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi ndaj vendimeve të autoritetit shtetëror dhe ekzekutimi i gjobës bëhen në përputhje me dispozitat e ligjit nr.7687, datë 7.4.1993, "Për kundërvajtjet administrative", të ndryshuar, me Kodin e Procedurave Administrative dhe me Kodin e Procedurës Civile.
Neni 10
Nxjerrja e akteve
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të neneve 8 dhe 9, të këtij ligji.
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
* * *
VENDIM
Për propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare""
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare"", për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
PROJEKTLIGJ
Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare"
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 3, të nenit 20, "Përbërja dhe zgjatja e mandatit", të Kreut IV, fjalët "... mandati 6-vjeçar..." zëvendësohen me "... mandati 4-vjeçar ....".
Neni 2
Në pikën 4, të nenit 20, fjalët "... ka mandat 4-vjeçar, me të drejtë rimandatimi", zëvendësohen me "... ka mandat 3-vjeçar, me të drejtë rimandatimi".
Neni 3
Në pikën 5, të nenit 20, të bëhet shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
a) Në shkronjën "a" pas fjalëve "... në fushën e kontabilitetit", të shtohen fjalët "...dhe/ose financës.".
b) Shkronjat "b" dhe "c", bashkohen dhe shkronja "b" riformulohet si më poshtë vijon:
"b) Të kenë fituar titullin "Profesor" ose gradën shkencore "Doktor shkencash" prej jo më pak se 1 viti, ose të kenë fituar një "Master në kontabilitet dhe/ose financë" prej jo më pak se 3 vjetësh, apo të kenë një përvojë pune me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar, mbi 5 vjet, a me standarte ndërkombëtare të kontabilitetit mbi 7 vjet.".
Neni 4
Neni 27, "Hyrja në fuqi", ndryshohet si më poshtë vijon:
"Neni 27
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2008.".
Kryetari
Jozefina Topalli
* * *
VENDIM
Për Miratimin, në parim, të Memorandumit të mirëkuptimit "Programi Iliria", ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për futjen e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar shqiptar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin, në parim, të Memorandumit të mirëkuptimit "Programi Iliria", ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për futjen e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar shqiptar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për Një ndryshim në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, "Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor", të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 32, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shkronjat "a"-"h", të pikës 49.3, shfyqizohen dhe zëvendësohen me shkronjat "a"-"l", si më poshtë vijon:
"a) operacione ruajtjeje, për të siguruar se produktet do të vazhdojnë të jenë në kushte të mira gjatë transportit dhe magazinimit;
b) thyerja dhe bashkimi i paketimeve;
c) larja, pastrimi, heqja e pluhurit, e oksideve, vajit, bojës apo mbulimeve të tjera;
ç) hekurosja apo presimi i tekstileve;
d) operacione të thjeshta lyerjeje dhe ndriçimi;
dh) shoshitja, bluarja e pjesshme apo e përgjithshme, ndriçimi dhe shkëlqimi i farërave dhe i orizit;
e) operacione për të ngjyrosur sheqerin apo për të krijuar forma sheqeri, bluarje të pjesshme apo të plotë të sheqerit;
ë) heqja e lëkurës, ngurtësimi dhe veshja e frutave, arrave dhe perimeve;
f) mprehja, prerja e thjeshtë apo thelëzimi i thjeshtë;
g) ndarja, përzgjdhja, mbulimi, klasifikimi, gradimi, ngjasimi (duke përfshirë krijimin e kompleteve të mallrave);
gj) vendosja e thjeshtë në shishe, konserva, faqore, çanta, kuti, ngjitja e kartave apo e mbështjellëseve dhe të gjitha operacionet e tjera të thjeshta të paketimit;
h) ngjitja apo printimi i treguesve, etiketave, logove dhe shenjave të tjera të ngjashme, dalluese, mbi produktet apo paketimet e tyre;
i) përzierja e thjeshtë e produkteve, duke qenë ose jo të llojeve të ndryshme, kur një apo më tepër përbërës të përzierjes nuk përmbushin kriteret e paraqitura në këtë seksion, për t'u mundësuar atyre të vlerësohen si të origjinës në një vend përftues, në një territor ose në komunitet;
j) bashkimi i thjeshtë i pjesëve të mallrave, për të përbërë një material të plotë ose ndarje të produkteve në pjesë;
k) një kombinim i dy apo më tepër operacioneve të specifikuara në shkronjat "a" deri në "j";
l) therrja e kafshëve.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për Kriteret, dokumentacionin dhe masën e përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 1, e 20, pika 3, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
I. Kriteret dhe grupet, që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar
1.Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin, e vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
2.Personat, paraplegjikët e tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
3.Të verbërit, me mungesë, të plotë ose të pjesshme, shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët janë deklaruar të paaftë për punë, me Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Verbërisë (KMPV), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
4.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
5.Vlerësimi i gjendjes mjekësore të personave me aftësi të klufizuar, të përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, bëhet nga KMCAP-i i ngritur dhe që funksionon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku merr pjesë, si anëtar me të drejtë vote, edhe mjeku, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror.
6.Vlerësimi i gjendjes mjekësore për të verbërit bëhet nga KMPV-i e që funksionon pranë Shërbimit Social Shtetëror.
7.Efektet financiare për pagesën e anëtarëve të KMCAP-it të përballohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me përjashtim të pagesës së mjekut, i cili është punonjës i Shërbimit Social Shtetëror.
8.Invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi. Kriteret e dhënies së dëshmisë dhe forma e saj përcaktohen në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Shërbimit Social Shtetëror.
9.Kriteret mjekësore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
II. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar
10. Masa e përfitimit për personat me aftësi të kufizuar, duke filluar nga muaji janar e në vazhdim të jetë 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj dhe të indeksohet me indeksin e rritjes së çmimeve të mallrave të shportës, të llogaritur për pensionistët.
11.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët ndjekin arsimin e mesëm, me ose pa shkëputje nga puna, ose kurse kualifikimi përfitojnë 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
12.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të cilët ndjekin arsimin e lartë apo studimet pasuniversitare, me ose pa shkëputje nga puna, si dhe ata që kanë mbrojtur gradë shkencore, përfitojnë 21 000 (njëzet e një mijë) lekë në muaj.
13.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët ndjekin, njëkohësisht, arsimin e mesëm apo të lartë dhe një kurs kualifikimi, përfitojnë vetëm njërën nga pagesat.
14.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët ndjekin shkollën e mesme, të lartë, me dhe pa shkëputje nga puna, apo studime pasuniversitare, paguhen sipas pikave 11 dhe 12 vetëm për periudhën e ciklit shkollor, ndërsa për periudhën tjetër paguhen sipas pikës 10, të këtij vendimi.
Për personat me aftësi të kufizuar, me gradë shkencore, pagesa është e përhershme dhe bëhet në bazë të dëshmisë së lëshuar nga organet përkatëse.
15.Personat me aftësi të kufizuar, të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, e përfitojnë pagesën shtesë edhe në rastet kur studimet zgjasin edhe një vit më shumë se kohëzgjatja normale e ciklit shkollor.
16. Pagesa e kujdestarit të personit me aftësi të kufizuar, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, është në masën 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj.
17. Familjet, të cilat kanë dy e më shumë persona me aftësi të kufizuar, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisionit mjekësor, kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë pagesë për kujdestrain në pasën 150 për qind të masës së përcaktuar në pikën 10, të këtij vendimi.
18. Masat e përfitimeve, të përcaktuara në pikat 11, 12, 16 dhe 17, të këtij vendimi, rriten në të njëjtën përqindje sa masa e përfitimit, e përcaktuar në pikën 10, të këtij vendimi.
19. Përfitimi i pagesës së aftësisë së kufizuar nuk përfshihet në të ardhurat e familjes për efekt të llogaritjes së ndihmës ekonomike, si dhe në të ardhurat personale të personave, që vendosen në institucionet publike të përkujdesit shoqëror.
20. Pagesa e personave, që përfitojnë nga ky vendim, dhe kujdestarit bëhen një herë në muaj.
21. Personave me aftësi të kufizuar, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të cilët përcaktohen për herë të parë të tillë nga KMCAP-i apo nga KMPV-i, iu lind e drejta e përfitimit të pagesës dy muaj pas marrjes së vendimit nga komisionet.
III- Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës për aftësi të kufizuar
22. Personat, që kërkojnë të paraqiten pranë komisioneve përkatëse për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës dokumentacionin e mëposhtëm:
a)Çertifikatën e gjendjes familjare;
b)Çertifikatën personale me fotografi;
c)Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it/KMPV-it, i cili vërteton shkallën e paaftësisë së kufizuar të personit;
ç)Fletëdrejtimin për në KMCAP/KMPV, kur personi do të përcaktohet për herë të parë si i paaftë;
d)Epikrizën përcjellëse, sa herë paraqitet në komision.
23. Kur personi me aftësi të kufizuar, përcaktohet me vendim të komisionit mjeksor se ka nevojë për përkujdesje, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 23, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë:
a)Çertifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar;
b)Deklaratën/vendim gjyqësor, për kujdestarin e përzgjedhur nga personi me aftësi të kufizuar;
c)Raportin mjekoligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.
24. Personi me aftësi të kufizuar, i cili ndjek shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 23 duhet të paraqesë edhe dokumentet e mëposhtme:
a)Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen:
i.Emri i personit që ndjek shkollën;
ii.Lloji i arsimit, që ndjek dhe të përcaktohet, nëse është në ciklin shkollor normal apo përsëritës;
iii.Viti shkollor.
b)Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj);
c)Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit;
ç)Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.
25. Personi me aftësi të kufizuar, i cili vazhdon studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 23, duhet të paraqesë edhe dokumentet e mëposhtme:
a)Vërtetimin nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, ku të përcaktohen emri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja e tij.
b)Vërtetimin nga titullari i institucionit për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin më shumë se 6 muaj, vërtetimi duhet të paraqitet çdo tre muaj.
c)Kopjen e noterizuar të diplomës apo të dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore.
26. Personat me aftësi të kufizuar ditën e komisionit, paraqiten me çertifikatën, me fotografi, të cilën ia dorëzojnë KMCAP-it/KMPV-it.
27. Administratori shoqëror i bashkisë/komunës, çdo muaj, dërgon, me procesverbal, pranë mjekut të drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, listën e personave, që do të paraqiten a riparaqiten pranë KMCAP-it a KMPV-it, së bashku me dokumentacionin përkatës dhe njofton personat për datën e paraqitjes pranë këtyre komisioneve.
IV- Dispozita të përgjithshme
28. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, grupi 25, titulli 064, kap 1, artikulli 606, "Transferta të familjeve dhe individëve".
29. Ngarkohet Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të nxjerrë udhëzime në zbatim të këtij vendimi.
30. Ngarkohen Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe njësitë e qeverisjes vendore (bashki/komuna) për zbatimin e këtij vendimi.
31. Vendimi nr.786, datë 26.11.2003, i Këshillit të Ministrave, "Për komisionimin dhe pagesën e personave me aftësi të kufizuar", të ndryshuar, vendimi nr.31, datë 20.1.2001, i Këshillit të Ministrave, "Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik", të ndryshuar, dhe pikat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 7, të vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, "Për përfitimin nga statusi i të verbërit", të ndryshuarm shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për Miratimin e Protokollit, në zbatim të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunimin policor.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 dhe 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin e Protokollit, në zbatim të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunimin policor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për Organizimin dhe funksionimin e Komisionit tëÇmimeve të Barnave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të ligjit nr.9323, datë 25.11.2004, "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", me propozimin e ministrit të Shëndetëisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1.Ngritjen e Komisionit tëÇmimeve të Barnave, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të përbërë nga kryetari dhe 8 anëtarë përfaqësues të:
- Ministrisë së Shëndetësisë kryetari dhe 2 anëtarë;
- Ministrisë së Financave 1 anëtar;
- Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitike 1 anëtar;
- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor 1 anëtar;
- Urdhrit të Farmacistëve 1 anëtar;
- Shoqatës së Pacientëve shpitarë 1 anëtar.
2. Drejtoria Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, brenda muajit dhjetor të çdo viti, të paraqesë pranë Komisionit tëÇmimeve të Barnave, të dhëna për çmimet e barnave, të fabrikuara në vend dhe për ato të importuara.
3. Komisioni iÇmimeve të Barnave të kryejë procesin e negociimit me fabrikuesit, vendas dhe të huaj, e me përfaqësitë farmaceutike në vendin tonë, të hartojë listën e përgjithshme të çmimeve të barnave të regjistruara dhe t'ia paraqesë ministrit të Shëndetësisë, i cili e propozon për miratim në Këshillin e MInistrave, brenda tremujorit të parë të çdo viti kalendarik.
4.Çdo anëtar i Komisionit tëÇmimeve të Barnave të shpërblehet me 5 000 (pesë mijë) lekë, për pjesëmarrje në mbledhje, por masa e shpërblimit mujor nuk duhet të jetë më shumë se 5 000 (pesë mijë) lekë.
5. Efektet financiare, për shpërblimin e anëtarëve të komisionit, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.
6. Vendimi nr.241, datë 18.5.2000, i Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për Miratimin e strukturës, organizimin, varësinë strukturore dhe limitin organik të Gardës së Republikës së Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2005, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1.Struktura e Gardës së Republikës së Shqipërisë të jetë sipas skemës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Organika e Gardës së Republikës së Shqipërisë, të jetë sipas skemës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Numri limit i punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të jetë, gjithsej 1 056 veta.
4. Vendimi nr.557, datë 3.8.2005, i Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e strukturës, organizimin, varësinë strukturore dhe limitin organik të Gardës së Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, shfuqizohet.
5. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Brendshme.
6. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
VENDIM
Për mënyrën e llogaritjes së trajtimit të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare, në pension
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 8, të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, "Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Punës dheÇështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Për efekt të llogaritjes, caktimit dhe pagesës së shtesës mbi pension, si trajtim i veçantë financiar, në zbatim të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, "Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension", personat e interesuar të tërheqin nga drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore dy formularë kërkese për përfitim, të cilat t'i dorëzojnë në repartin ku kanë ndërprerë marrëdhëniet financiare apo në Komandën e Forcave Detare, kur reparti është suprimuar.
1.1 Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e trajtimit të veçantë financiar të përgatitet nga komandat e reparteve ushtarake dhe të dërgohet në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila, pasi ta shqyrtojë, ta dërgojë atë në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore të vendbanimit përkatës.
2. Për llogaritjen e trajtimit të veçantë financiar të merret si bazë paga referuese, e cila përbëhet nga paga bazë për gradë, sipas viteve të shërbimit të ushtarakut aktiv të së njëjtës gradë, në çastin e lindjes të së drejtës për këtë trajtim të veçantë financiar.
Për efekt të llogaritjes së pagës referuese të merret funksioni, grada e fundit si lundrues nënujës.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të cilat për vitin 2005 llogariten, në shumën 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2006, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
4. Ministri i Mbrojtjes dhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrin udhëzimin e përbashkët dhe dokumentacionin tip për zbatimin e tij.
5. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga 1.1.2006.
Kryeministri
Sali Berisha