E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja: Rasti i Bukoshit, tragjedi për drejtësinë

Mbrojtja e zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi ka thënë se Bukoshi është i pafajshëm.

“Më 10 Janar do të nisë gjykimi kundër Bukoshit për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare dhe unë besoj që klienti im është i pafajshëm” ka thënë avokati Besnik Berisha.

Avokati Berisha, ka thënë se klienti i tij ka kërkuar që të hiqet nga lista për të marrë pagë nga qeveria si zëvendëskryeministër.

“Është tragjedi për drejtësinë rasti ndaj Bujar Bukoshit” ka thënë ai në “Interaktiv”. Sipas tij, në këtë rast ka ndikuar edhe politika në mënyrë indirekte.

Duke folur për skandalin e përgjimeve, avokati Berisha ka thënë se nuk është cenuar shkelja e privatësisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›