E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri takon drejtorin e Departamentit të Asistencës për Zhvillim, të Bankës japoneze për Kooperimin Ndërkombëtar

Kryeministri Berisha ka pritur sot në mesditë drejtorin e Departamentit të Asistencës për Zhvillim, të Bankës japoneze për Kooperimin Ndërkombëtar.

Kryeministri e falenderoi z. Ken Yamamoto për mbështetjen që qeveria japoneze i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të trazicionit. Një falenderim i vecantë ishte dhe për mbështetjen e dhënë në projektin e kanalizimit të ujërave të zëza për Tiranën, i cili është konsideruar si një nga projektet më madhore në këtë fushë.

Më pas, kryeministri Berisha i ka parashtruar z. Yamamoto prioritetet e qeverisë shqiptare, që të mund të konsiderohen më tej nga autoritet japoneze për mbështetje, sic janë projektet në fushën e energjisë dhe të rrugëve rurale.

Kryeministri theksoi gjithashtu se do të ishte e vlerësueshme inkurajimi i investimeve private japoneze në ekonominë shqiptare.

Në fund të takimit, z. Yamamoto ka përshëndetur progresin e reformave në Shqipëri, duke theksuar se qeveria japoneze do të shqyrtojë me vëmendje dhe interes këto prioritete, të cilat do të shqyrtohen më tej, gjatë vizitës së ardhshme të kryeministrit Berisha, në fillimin e vitit të ri, në Tokio.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›