Kryeministri takon kreun e Transparency International
Kryeministri Berisha u takua dje, në Bruksel, me kryetarin e bordit të këshillit të Transparency International (Koalicioni Global kundër Korrupsionit) Piter Ejgen. Gjatë takimit me z. Ejgen, Kryeministri Berisha u ndal në reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit, si dhe eliminimin e konfliktit të interesit në administratën publike, përfshirë zyrtarë të lartë të saj. Në drejtim të efikasitetit të kësaj lufte, Kryeministri Berisha theksoi të rëndësishëm faktin se në Shqipëri nuk ka më prokurime të drejtpërdrejta, por të gjitha procedurat zhvillohen në mënyrë elektronike dhe se me ndihmën e USAID-it qeveria shqiptare ka ndërmarrë tri projekte që konsistojnë në vendosjen e procedurave elektronike për biznesin si ‘one stop shop’ për regjistrimin e bizneseve, prokurimet dhe taksat elektronike. Kryeministri Berisha bëri të njohur se qeveria shqiptare po asistohet nga Banka Botërore dhe po ndërmerr veprimet për t’u bërë pjesë e EITI, një iniciativë që analizon nivelin e transparencës në zhvillimin e industrisë në vende të ndryshme. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu, rëndësinë që ka heqja e privilegjeve për parlamentarët e vendit. Z. Ejgen u shpreh entuziast për potencialet e mëdha që ofron Shqipëria në sektorin e investimeve. Zoti Ejgen i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet pozitive për rezultatet më të fundit në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut në vend.
Pollo: Reformat e qeverisë, me konsensus të gjerë
Reformat e qeverisë gëzojnë konsensus të gjerë në vend. Ky është konstatimi i zëvendëskryeministrit Genc Pollo, teksa foli dje për shtrirjen e donacioneve të huaja në vendin tonë. Menaxhimi i donacioneve të dhëna nga qeveritë e huaja dhe organizmat ndërkombëtare në funksion të realizimit të prioriteteve të vendosura nga qeveria shqiptare. Rreth kësaj teme u fokusua konferenca periodike, që u organizua dje në ambientet e hotel “Tirana International”, nga Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me donatorët. Gjatë takimit, i cili u zhvillua pa praninë e mediave, u prezantuan prioritetet kombëtare dhe orientimi i ndihmës teknike dhe i fondeve të donatorëve drejt prioriteteve kombëtare. Zv.kryeministri Genc Pollo informoi se "objektivi parësor i kësaj konference është që për çdo euro ose dollar të hedhur në Shqipëri të kemi maksimumin e impaktit të mundshëm". Sipas tij, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re me shumë lidership nga qeveria, me një koordinim dhe punë më të mirë me donatorët, e cila po vlerësohet edhe nga ana e tyre. Pollo shtoi se "prioritetet kombëtare të cilat janë tashmë të përcaktuara nga qeveria shqiptare, gëzojnë njëkohësisht edhe konsensusin e gjerë në vend". Duke u ndalur në shtrirjen e këtyre donacioneve, zv.kryeministri Pollo vuri në dukje se "ato do të përdoren në të gjitha fushat që janë të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, veçanërisht në aftësimin e administratës publike për të arritur normat dhe standardet e vendosura nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe dokumentet e tjera të integrimit evropian".