Kryeministri thotë se Kosova është një i hapur, ndaj ndikohet nga zhvillimet globale
Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik, është një vend i hapur, prandaj edhe ndikohet nga zhvillimet globale. Në kuadër të trendeve globale, Kosova me hapa të sigurt është duke ecur drejt integrimit në BE dhe në NATO., - deklaroi Thaço.
Në kuadër të takimeve bilaterale, Kryeministri Thaçi është takuar me Princin Turki Al Faisal Al Saud (Kryesues i Qendrës së Mbretit Faisal për Studime Islamike) të Arabisë Saudite, me ish-presidentin rumun z. Ion Iliescu dhe ish-kryeministrin rumun z. Adrian Nastase, si dhe me përfaqësuesit e Republikës Demokratike të Kongos, Jordanisë, Pakistanit dhe të Guinesë.
Në të gjitha këto takime, Kryeministri Thaçi ka prezantuar arritjet e deritanishme të Kosovës në zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare, duke e theksuar domosdoshmërinë e njohjes se pavarësisë së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tille.
“Njohja e shtetit të pavarur të Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitet në rajon”, - ka thënë kryeministri Thaçi.
Pothuaj, të gjithë përfaqësuesit e shteteve me të cilët është takuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi kanë dhënë sinjale pozitive se shumë shpejt vendet që përfaqësojnë ata do të lëvizin drejt njohjes së Republikës së Kosovës, sepse një veprim të tillë e konsiderojnë krejt real në zhvillimet ndërkombëtare.
j.s/NOA