E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri turk, Erdogan viziton sot Greqinë

ATHINE-Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, viziton sot Greqinë, bejne te ditur agjecnite e lajmeve rajonale. “Të dyja vendet kanë buxhete të mëdha për mbrojtjen. Ne duhet t’i ulim shpenzimet në këtë drejtim dhe t’i orientojmë për qëllime të tjera”, tha Erdogan në prag të vizitës së tij në Athinë.

Greqia e Turqia, dy vende fqinje, po përpiqen për të përmirësuar marrëdhëniet, të cilat gjatë dekadave të fundit kanë qenë problematike.

Erdogan po e viziton Greqinë i shoqëruar nga 10 ministra dhe rreth 100 biznesmenë. Ai premtoi ndihmë për përpjekjet e Greqisë drejt rimëkëmbjes financiare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›