Mounrinho: Do të shkoj tek Reali
ROME-Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se do ta udhëheqë Real Madridin gjatë një interviste që do të publikohet të premten nga magazina italiane Panorama. Ka ditë që me strategun portugez po spekulohet me lajmet e kalimit të tij tek gjiganti madrilen për sezonin e ardhshëm, edhe pse ai, deri më tani, ka refuzuar të komentojë të ardhmen e tij.
Ish-trajneri i Chelseas dhe i Portos ka pranuar se do shkojë drejt kryeqytetit spanjoll, por nuk tregoi se kur. “Ajo çfarë janë duke shkruar se aktualisht kam një këmbë në Spanjë dhe një tjetër në Milano është e pavërtetë. Por, është e vërtetë se herët a vonë do të jem trajner i Real Madridit. Kam udhëhequr një klub të mash në Angli, jam trajner i një klubi të madh në Itali dhe do ta drejtoj një të tillë në Spanjë. Kam fituar të gjitha në tri shtete (Portugali, Angli dhe Itali), nuk më mungon asgjë”, tha Mourinho.
Ai e kritikoi presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte krahasuar Mourinhon me trajnerin e ekipit të tij, ëalter Mazzarri. “Më vjen të qesh kur dëgjoj presidentë duke më krahasuar me trajnerët e tyre, të cilët nuk kanë fituar as një Kupë të Toskanisë ose Kupën e Reggio Calabria”, shtoi ai. Në dy vitet që kaloi në Porto, Mourinho fitoi dy tituj të Ligës, një Kupë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA.
Në Chelsea i fitoi dy tituj në Premierligë, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës, ndërsa ka një titull dhe një Kupë në Itali.
Mourinho nuk ka fshehur pakënaqësinë e tij për Italinë si shtet dhe futbollin italian në veçanti. “Njerëzit që më afrohen më rrahin supin dhe thonë ‘ti je më i miri, ti je i madh, vazhdo kështu’, por menjëherë si ju vjen mundësia më sulmojnë. Ata më kërkojnë një autograf, një fotografi me ta dhe papritmas ndryshojnë. Nuk më pëlqen kjo”, përfundoi ai.
(d.b/BalkanWeb)