Vasilika Hysi dhe Xhemal Qefalia tregojnë përralla, Shegushja dhe Olta i këndojnë Gazmir Bizhgës
Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (13)
Ka hyrë në modë tani. Të gjithë ata që hipin në podiumin e manifestimit pranë çadrës s grevës së pretenduar të urisë, duhet patjetër të tallen me ata që ndodhen të ngujuar.
Pas Paskal Milos, i cili dy ditë më parë deklaroi se “në emër të demokracisë, do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, jo vetëm që ai nuk ishte dje, por ia kishte lënë radhën “udhëheqësve” të tjerë, të talleshin me grevistët.
Fillimisht ishte deputetja Vasilika Hysi, e cila nga podiumi i hapi rrugë dje talljes së radhës me të ngujuarit. Në mënyrën origjinale” të saj, Vasilika Hysi, kishte zgjedhur të tregonte një përrallë, me një doktor në Durrës. Duke marrë pozat e gjyshes së famshme të emisionit të famshëm të përrallave të mbrëmjes së shtunë, dikur në TVSH, Vasilika Hysi, gjithsesi, nga moskuptimi i “mesazhit” të përrallës së saj, konfirmoi se ai mjeku gjithsesi, kishte firmosur kundër grevës së urisë.
Për hir të së vërtetës, Vasilika Hysi, nuk pati aq sukses sa do të kishte deputeti Xhemal Qefalia. Nuk dihet ende, në se ai kishte vjedhur idenë e Vasilika Hysit, apo Vasilika Hysi, kishte vjedhur idenë e Xhemal Qefalisë, por ajo që dihet, ka të bëjë me faktin se edhe Xhamal Qefalia, një përrallë tregoi mbrëmë.
Përralla e Xhemal Qefalsië, tregonte për një fëmijë që ka tre ditë që nuk shikon babanë e tij, sepse është arrestuar në mitingjet e PS-së.
Ndërsa Xhemal Qefalia, ia fuste pordhës kot më kot, duke mos përmendur as emër “personazhesh” as vende ku zhvilloheshin “ngjarjet”, as..., as..., suksesi në narracionin e tij, qëndronte në mënyrën e tij të rrëfimit të tipit “me thithje”, ndoshta nga që nuk e kishte shkruar vetë atë palo përrallo-fjalim...
Spartak Ngjela, nuk ofroi ndonjë gjë ët re në talljen e tij të përnatshme, përveç shtimit të dozës tallëse me otimizimin e tij të shumëfishuar 1 milionë e 300 mijë herë, sipas të cilit sot në atë segment të bulevardit para dy kullave, do të grumbullohen 1 milion e 300 mijë protestues...
* * *
Kënga partizane ka mbizotëruar dje në ambientet e brendshme të çadrës, ku pretndohet se mbahet një grevë urie. Dëshira e grevistëve, veçanërisht deputeteve, mori rrugëtim të papërmbajtshëm veçanërisht pas rrëfimit të deputetit ët Durrësit, se si e kishte ëprcjellë nëna e tij ditën e grevës së urisë, deri te Ura e Dajlanit.
Kaq desh deputetja Shegushe Ligori dhe menjëherë ia mori këngës partizane...
“Kur të nisa për në çetë/ bashkë me shokët e tjerë,/gjer te Ura e Dajlanit të përcolla,/ të putha dy a tri herë...”...
Pas këtyre vargjeve, lotët e Gazmir Bizhës nuk kishte “burrë nëne” që ti përmbante. Mes trishtimit të këtyre kujtimeve, Gazmir Bizhga i rrasi mustaqet e tij në prehrin e Shegushes dhe qau..., e qau me dënesë...
Duke kuptuar nevojën e mundshme që kishte Gazmir Bizhga për “t’u çliruar”, ishte Olta Xhaçka që e nxiti më tej qarjen e tij, duke vijuar të njëjtën këngë të “shemrës” së saj Shegushe Ligori...
“Edhe ti më përqafove,/ të mos qaj më këshillove,/ dhe vetë si trimat do qëndroje,/ me bukë e qofte do të rezistoje...”...
Kaq u desh.
Zëri bubullimë i Olta Xhaçkës nuk ngeli i vetëm, por menjëherë ju bashkëngjitën edhe grevistët e tjerë “të mbetur”, në çadrën ku pretendohet se pop zhvillohet një grevë urie.
Pas kësaj situate, sigurisht shumë mbresëlënëse, Gazmir Bizhga, nuk kishte si të mos i ndante këto emocione edhe me protestuesit jashtë çadrës, të cilëve ua tregoi dhe një herë historinë se si e përcolli nëna e tij, ditën e nisjes për në ngujim...
Por ndryshe nga Shegushja e Olta Xhaçka, protestuesve jashtë çadrës, as nuk ua ndjeu për këngën partizane, që këndonte Gazmir Bizhga nga brenda çadrës së grevës së pretenduar të urisë.
* * *
Nuk ka qenë e papritur dlja nga greva e urisë dje e Ledi Shamkut. Prej kohësh ajo kishte bërë kërkesë pranë drejtuesve ët grevës, për ca ditë pushimesh. Më në fund, për të mos dekonspiruar qëndrueshmërinë dhe rezistencën e grave deputete, përballë burrave Asllan Dogjani e Besnik Baraj, drejtuesit e grevës, vendosët që të dalë Ledi Shamku.
çudia ndodhi pas daljes së saj nga çadra, kur filluan komentet, veçanërisht, të grave deputetet “të mbetura”.
Njëlloj si në fjalimet e podiumit, ku ai që flet sa më afër fundit të protetstës, saktësisht sa afër Edi Ramës, konsiderohet se është më pranë ati (Edi Ramës) edhe gratë greviste, duke llogaritur fundin e grevës së urisë, bënin llogaritë, se ajo që do të mund të sigurojë, që të dalë sa më afër fundit të grevës, do të jetë sa më afër Edi Ramës, sigurisht pas daljes.
Në këto dëshira grash, të shprehura me zë të lartë, nuk mungonte xhelozia mes Shegushe Ligorit dhe Olta Xhaçkës. Duke i përplasur njëra-tjetrës në surratet repspektive, cërkat e jargëve që ju dilnin nga goja, secila bërtiste kush e kush më shumë se “unë jam më pranë Edi Ramës”, apo, “Edi Rama, mu më ka më shumë xhan”...
Por, këtu, Shegushja dhe Olta, nuk llogarisin, se Edi Rama nuk ka lidhje me këtë fund greve, sepse ai vete, do të jetë gjithmonë i pari, që nuk do të pranojë të hyjë, pavarësisht betimit për “të vënë trupin në shërbim të grevës së urisë”.
Grimca (jo vetëm) humoristike
Shegushe Ligori dhe Olta Xhaçka qëndrestare, mbahen si burrat
Shegushe Ligori dhe Olta Xhaçka mbahen si burrat. Atë që deri dje, nuk e kishte vënë askush re, e vuri dhe evidentoi Skënder Gjinushi, i cili nuk mundi të duronte, por shpërtheu në tubim dhe konstatimin e tij e shprehu me zë të lartë. Pas kësaj, brenda çadrës së pretenduar të grevës së urisë, vetëm për një moment Shegushja dhe Olta, harruan që ishin armike mes tyre dhe i buzëqeshën njëra-tjetrës. Por kjo ndodhi vetëm një fraksion sekonde, sepse më pas ato ju kthyen armiqësisë së vjetër, duke u sharë e çjerrur me zë të lartë, se kush nga ato ishte më burrë.
Turma shtyp Erion Braçen, e ngatërruan me një morr
Ka qenë një moment kaosi, pas përfundimit të tubimit të zakonshëm të mbrëmjes së kaluar të turmave opozitare. Turmat e nëpunësve të bashkisë, nga padurimi për t’u larguar sa më parë nga sheshi, filluan të shtyheshin me njëri tjetrin. Në këtë tentativë arratisje nga segmenti i bulevardit përballë dy kullave, dikush mori përpara Erion Braçen, e rrëzoi, pastaj si për dreq edhe e shkeli me putrën e tij të madhe. Fillimisht, “agresori”, nuk kuptoi se çfarë kishte bërë, veçse dëgjoi jë zë të mekur. U ul, dhe ç’të shikonte... Ishte Erion Braç. “Ptu dreq, shau me vete, mu duk sikur shkela ndonjë morr”.