Tiranë, izolohet 17 vjecari, dyshohet për malarje
TIRANE-Një adoleshent, banor i një fshati jo larg kryeqytetit dyshohet të jetë bartës i malaries. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 17 vjecari i cili kishte disa muaj që ishte kthyer nga Greqia ndodhet i izoluar në repartin e infektivit në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”.
Dyshimet janë shumë të forta për malarie. Shenjat e para të cojnë drejt kësaj sëmundjeje” – tha Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero në një prononcim për NEëS24, ndërsa shtoi se “mostrat janë dërguar në Institutin Sanitar në Romë të Italisë për analiza më të hollësishme”
“Morëm masa për izolimin e rastit. Për të parë hallkat epidemike dhe për të hulumtuar nëse rasti është i importuar apo është rast i marr këtu, që ka shumë pak gjasa të ndodhë” – sqaroi Pipero.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë tha se rasti shërben për sensibilizimin se “rreziku i marrjes së sëmundjeve infektive është evident tashmë që bota është bërë e vogël dhe komunikimi është i i shpejtë”