E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çadra e grevës, një copë Shqipërie e kohës së Enver Hoxhës

Censura, vendosja e izolimit me botën e jashtme, propaganda e porositur dhe mbajtja e spiunëve, nëpërmjet racioneve ushqimore, një projektim i fortë i Shqipërisë së Enver Hoxhës, të vetmit model që njeh Edi Rama në 2010-n

Lajmi/Dje në mbrëmje, u arratisën pesë veta nga çadrat e grevës - alarm tek ekipi i sigurisë, që kontrollohet nga Endri Fuga

çadra e grevistëve të pretenduar se po zhvillojnë një grevë urie, i ngjan një copëz Shqipërie, si ajo e dikurshmja, e Enver Hoxhës.
Rregullat e brendshme të saj, për më tepër regjimi i të ushqyerit, i cili si në kohën e Enver Hoxhës, është i njëjtë për të gjitha tavolinat, apo edhe kryerja e nevojave personale me komandë, janë dëshmia më e mirë e përqasjes me regjimin e dikurshëm.
Nga ana tjetër edh brenda çadrës ka persona që nuk e durojnë jetën e izolimit, si dikur, kishte persona që nuk e izolonin jetën brenda klonit. Dhe sikurse në atë kohë, edhe në këtë kohë, në çadrën e grevistëve, ka persona që tentojnë arratisjen, sikurse ka edhe nga ata që e kanë arritur ta realizojnë një gjë të tillë. Pikërisht, jo më larg se dje, mësohet se nga çadra e grevistëve, janë larguar 5 perona. Ikja e tyre, nuk ka qenë për shkak të ndonjë nevoje për ndihmë të mundshme mjekësore, por ka qenë një arratisje demonstrative, duke kuptuar mungesën e motivimit të kësaj sakrifice. Njoftimi ka alarmuar seksionin e sigurimit te çadrave, i cili varet nga Endri Fuga, megjithatë nuk dihen ende rezultate e hetimeve paraprake të ekipit ad-hoc të ngritur prej tij.
Dhe si në kohën e Enver Hoxhës, që prej ditës së djeshme, sërish si në kohën e Enver Hoxhës, kanë filluar të bëhen listat për grupet armiqësore. Deri në zgjidhjen e situatës, grevistëve të urisë gjithashtu u janë ndaluar dje edhe të gjitha kontaktet me familjarët.
Ndërkohë, mësohet se po që prej ditë së djeshme, për të shmangur arratisjet e tjera të mundshme nga çadra, me urdhër ët Edi Ramës, grevistëve “të mbetur” u janë bërë analizat e gjakut. Një masë e tillë paraprake, e ngjashme me trajtimin e grevistëve si kavie, sipas burimeve nga brenda çadrës, mësohet se është marrë me qëllim për të bërë një grafik sa më të saktë, për mënyrën e dërgimit me pushime të grevistëve të mbetur, në pretekstin e ndihmës mjekësore,

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›