E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri viziton Muzeun Etnografik dhe panairin me punime artizanale

     Kryeministri Berisha vizitoi sot ambjentet e Muzeut Etnografik dhe panairin me punime artizanale të çelur në ambjentet e këtij muzeu.
     
      Kryeministri pa nga afër punimet artizanale të ekspozuara në stendant e këtij muzeu, që datojnë në vitin 1780.
     
      Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të ketë në vëmendje të saj mbështetjen ndaj biznesit të prodhimeve artizanale në Berat dhe në mbarë Shqipërinë, duke synuar rikthimin e traditës së njohur shqiptare në këtë fushë dhe për t’i dhënë asaj vendin që meriton.
     
      "Ne po përpiqemi për të bërë një strategji të re për zhvillimin e prodhimeve artizanale, të cilat kanë aspekte shumë të rëndësishme, tregtare, kulturore, turistike, etj.. Ne po shohim kuadrin ligjor të vendeve që e mbështesin artizanatin, për ta mbështetur atë, si një nga mundësitë reale të mëdha të vendit. Këto prodhime përbëjnë një mundësi shumë të madhe, me të cilën ne mund të konkurojmë në tregun botëror në shumë aspekte. Ne shpresojmë t’i japim një mundësi rigjallërimi dhe për këtë jemi në studim e sipër", tha Kryeministri Berisha.
     
      Berati është një ndër qytetet e njohura në vend për prodhimet artizanale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›