E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Rumanisë, z.Adrian Nastase. Në këtë mesazh kryeministri rumun përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forc

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Rumanisë, z.Adrian Nastase.

Në këtë mesazh kryeministri rumun përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. "Duke çmuar se bashkëpunimi i forcave politike shqiptare lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve kushtetues përbën një dëshmi e zhvillimit demokratik të vëndit, dëshiroj të shpreh bindjen se marëdhëniet e mira mes shteteve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha fushat me një interes të ndërsjelltë".

"Kam besim, vazhdon mesazhi, - se qeveritë e vëndeve tona do t'i intensifikojnë përpjekjet për forcimin e stabilitetit të rajonit dhe do të punojnë bashkarisht sa më ngushtë për realizimin e objektivave të përbashkëta, lidhur me integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike", përfundon mesazhi i Kryeministrit rumun.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›