E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcaret Jemi 100 shqiptare por duam te jetojme

Korca e mesonjetores aty ku pasaporta e fqinjit nenkupton me shume shkolle me shume pune e me shume dinjitet Korca vendi i mesonjetores dhe nje nga fortesat e patriotizmit shqiptar qe nga Rilindja e ketej u perfshi befasisht ne nje ciklon sentimentesh nacionale kontradiktore qe u provokuan nga nje deklarate e pasjellshme e tejet tendencioze e ish-konsullit grek ne qytet Theodhoros Ikonomu.


Diplomati pa u kujdesur shume per etiketen diplomatike nuk hezitoi te permendte endrrat e vjetra qe zyrtarisht shpallen te varrosura edhe nga shteti fqinje. ndrra me Vorioepir rikthim ne skene te te famshmit plan Megalidhea dhe menjehere nisen reagimet.


Kush me te drejte kush pa te drejte kush me bute e kush me ashper kush institucionalisht kush mediatikisht e kush ne tavolinen e zakonshme te kafenese pak shqiptare kane mbetur pa bere ate qe dine te bejne me mire pra pa komentuar ne lidhje me agresionin verbal te Ikonomut.


Nuk mbeti pa reaguar as qeveria greke qe e terhoqi Ikonomun aty per aty edhe pse nuk ka ndonje konfirmim per largim te rebelit nga sherbimi diplomatik atij thjesht i eshte nderruar detyra brenda sektorit te puneve te jashtme te Republikes Helene.


Reaguan gjykates e ligjvenes shqiptare politikane e komentatore por permes angazhimit dhe kerkimeve te gazetareve u vu re qe nje pjese te mire te fajit per deklaratat ambicioze te zyrtarit te vendit fqinje e paskeshim patur vete...


Sipas nje neni te Kodit te Procedures Civile kombesine perkatesine etnike te nje personi e percakton gjykata. Mirepo ligjvenesit nuk jane kujdesur shume per proceduren e verifikimit te kerkesave qe vijne nga persona te ndryshem.


Mjafton nje certifikate qe tregon se stergjyshi ka qene i regjistruar ne kohe te Turqise si grek apo qe nje paraardhes ka lindur ne ndonje fshat minoritar dhe shpeshhere e fiton davane ne gjykatat shqiptare qe te japin mundesine e te qenit homogjen pra shtetas shqiptar i etnise greke.


Pse u eshte dashur shqiptareve statusi i homogjenit Kete dine ta sqarojne me mire vete korcaret nje pjese e te cileve tashme kane edhe pasaporta greke saje dyshtetesise se lejuar nga te dyja palet.


Edhe pse kane marre kombesine apo dokumentat greke ata ta shpjegojne se nuk behet fjale per helenizim pasi ata ndihen po aq shqiptare sa me pare krenare per traditat e tyre patriotike. Situata sipas tyre shkaqet i ka kryesisht ekonomike.


Peleshi Nderrimi i kombesise fajin e ka ekonomia


Kryebashkiaku i Korces Niko Peleshi nuk e ka fort per zemer debatin qe po ngrihet mbi nderrimin e kombesise. Ai na thote se nuk do te qe mire te hidheshin hije dyshimi mbi shqiptarine e korcareve qofshin keta te cilesdo feje.


Sipas Peleshit ne Korce ka patur fare pak raste te aplikimeve per nderrim kombesie qe prej 2009 e ketej rreth 192 te tilla ndryshe nga cndodh ne Gjirokaster e Sarande ku te dyja rrethet bashke shenonin mbi 2000 raste te braktisjes se shqiptarise ne emer te gjetjes te helenizmit. Por gjithsesi Peleshi e pranon problemin dhe analizon shte e vertete qe qytetare te Korces kane nderruar kombesine apo qytetarine madje nje pjese e tyre kane marre dhe shtetesi greke. Kjo ka nisur te ndodhe qe prej fillimit te viteve 2000.


Kryesisht jane marre dokumentat ne Greqi duke pretenduar qe kane jetuar andej mbi dhjete vjet e kane perfituar shtetesine greke po ka patur edhe raste qe permes nderrimit te emrit e sigurimit te dokumentave ndoshta dhe false kane vertetuar qe kane prejardhje greke. Po kjo absolutisht nuk do te thote qe korcaret nuk jane shqiptare apo qe nuk ndihen te tille. Ka nje abuzim te pandershem ne deklarata te tilla.


Niko Peleshi sqaron se ceshtja nuk eshte mire te perdoret politikisht dhe sindromes se shfaqur i duhen gjetur rrenjet Nuk mjafton te tregojme me gisht se cili prej nesh ka nderruar kombesine apo cili shtetesine. Duhen gjetur arsyet qe i detyrojne njerezit te bejne te tilla akte duke sakrifikuar dicka te shenjte sic eshte kombesia


Peleshi tregon se korcaret kane emigruar gjithnje e duke bere shaka na thote se qyteti ku jetojne me shume korcare sot eshte Bostoni e pas tij vjen ikago ne SHBA duke e lene Korcen ne vend te trete sa i perket numrit te autoktoneve qe e popullojne.


Kjo shaka ka disa baza te te vertetes dhe historikisht prej Korces ka patur emigrim. Kudo ku kane shkuar korcaret jane integruar dhe e kane ndihmuar vendin e origjines edhe pse mund te kene marre shtetesi te vendeve te tjera.


Por rasti me Greqine eshte specifik sidomos ne driten e deklaratave te vazhdueshme nga qarqe te caktuara te vendit fqinj apo se fundmi edhe te perfaqesuesve zyrtare si Ikonomu. Peleshi thote se situata i faturohet kryesisht gjendjes ekonomike Ne si institucion si bashki po bejme cmos qe ta rrisim nivelin e mireqenies ne Korce e ne fakt Korca eshte nje nga qytetet ku jetohet me mire.


Por duhet thene se nuk ka alternativa punesimi mungojne investimet nga qendra mungon vemendja ekonomike. Nuk mjafton ndertimi i rrugeve per ti mbajtur shqiptaret ketu - thote Peleshi - perkundrazi rruget ne rast se nuk ka pune e ne rast se nuk ka prodhim thjesht ua lehtesojne ikjen nga Korca.


Edhe pse nuk e permend kryebashkiaku i Korces le te nenkuptohet se nevoja per mbijetese i ka detyruar nje pjese te korcareve te nderrojne kombesine ne shkembim te pensionit qe shperndan Greqia per homogjenet po edhe ne shkembim te bursave universitare ne Greqi apo per te levizur me lirshem tej kufijve.


Sipas tij me liberalizimin e vizave e me perparimin e procesit te integrimit situata mund te permiresohet por kjo nuk do te ndodhe pa u permiresuar sektori i ekonomise lokale e pa u hapur vende pune qe do te mund ti mbajne te rinjte korcare ne Korce e jo ti degdisin gjetiu.


Prifti i Vlleheve Greku na ofendoi


Vllehet ne Korce nuk jane pak e nuk fshihen. Ne fakt ata qe pretendohet te jene vorioepirotas nga ish-konsulli Ikonomu sjane gje tjeter vec vlleheve. Kryesisht ata jane bilinguale gjuhen arumune e kane gjuhen nene po edhe shqipen e flasin pa pengesa pasi e kane mesuar qe te vegjel duke u rritur ne kopshte e shkolla bashke me shoke shqiptare. Si komunitet e kane rrahur gjithnje emigracionin perfshi edhe ne 20 vjetet e fundit keshtu qe jo rralle flasin edhe greqisht.


Arumunet apo vllehet jane nje komunitet etniko-linguistik i shperndare ne te gjithe Ballkanin jugor me komunitete te medha ne Greqi Shqiperi Bullgari e Maqedoni. Dikur jetonin edhe ne Serbi Bosnje e Kroaci por me kalimin e kohes u ka mbetur vec emri duke e humbur gjuhen ne ato vende.


Gjuha e tyre i perket familjes se gjuheve latine deges lindore te saj kushurire me rumanishten. Por identiteti i tyre kombetar nuk eshte aq i lehte per tu perkufizuar sac eshte dhe identiteti gjuhesor.


Ne Greqi i quajne greke e nuk ua njohin statusin e minoritetit etnik apo linguistik ne Maqedoni kane disa te drejta me shume e ne Shqiperi edhe pse ende nuk i kane shkollat e institucionet qe kerkojne jane goxha te integruar.


Te shperndare ne gjithe Shqiperine e jugut ata jane perqendruar ne lagjet e krishtera te Korces lagjet 1 2 dhe 3 si dhe ne disa fshatra perrreth Mborje Drenove Boboshtice etj. Shume prej tyre e kane marre shtetesine greke pas vjetesh mergimi ne Greqi e megjithate hezitojne ta quajne veten greke.


Lideri shpirteror i tyre prifti i kishes se Metamorfozes se Shpetimtarit At Dhimiter Veriga na tregon se vllehet jane shqiptare Qe ne fillim te shqiptarise qe nga Rilindja Kombetare e kendej neve vllehet jemi perfshire e kemi dhene kontributin tone.


Veqilharxhi e te tjere vllehe kane kontribuar ne zhvillimin e shkolles e te gjuhes shqipe e po ashtu kane luftuar per kete vend. Kjo duhet tu mesoje dicka grekeve po edhe shqiptareve qe e kane harruar. Ne kemi lindur ketu paraardhesit tane kane lindur ketu.


Ne kemi jetuar gjithnje si shqiptare me shqiptaret. Vllehet kane identitetin e tyre duan shkollat e kishat e tyre ne gjuhen arumune po kjo nuk na ben greke. Perkundrazi ne Greqi vllehet perballen me presione te medha asimilimi.


Une mund te them me plot gojen me bindje historike e me bindje aktuale qe ne vllehet jemi po aq shqiptare sa shqiptaret e tjere duke qene ne te njejten kohe krenare per gjuhen tone e per traditat tona qe duam te respektohen e te zhvillohen.


Prifti arumun shpreh neverine e tij per deklaratat e ish-konsullit e nderkohe komenton nderrimin e shtetesise apo ate te kombesise nga disa anetare te komunitetit vllah ne Korce Njerezit jane te varfer e shpeshhere nevoja per pune i con ne mergim. Greqia eshte nje nga vendet qe ka ofruar mundesi ekonomike dhe vllehet shpeshhere kane lene fshatrat per te shkuar andej.


Po tani edhe Greqia eshte keq njerezit po kthehen. Arsyet ekonomike nuk mund te ngaterrohen me ceshtjen e kombesise - thote prifti grek qe nuk harron te akuzoje greket per shfrytezim te vllehve per te ngritur nje ceshtje qe nuk ekziston si ajo e grekeve te Korces.


Djali me shtetesi greke qe proteston per shqiptarine


Disa dite me pare disa qytetare korcare protestuan kunder deklaratave te Ikonomut. Te organizuar nga Levizja MJAFT ne Korce ata dolen me flamuj e me pankarta duke deklaruar qe Shqiperia eshte e paprekshme.


Djali qe lexoi deklaraten para mediave quhet Janaq Kaca eshte nje prej shume ortodokseve shqiptare qe mban pasaporte greke. Per gazeten Shekulli Janaqi tregon se edhe pse ka marre shtetesine greke ai ndihet shqiptar dhe eshte prekur nga deklaratat e konsullit.


Arsyet pse Janaq Kaca ka marre shtetesine greke sic na thote vete ai jane te zakonshmet mundesia per shkollim me te mire mundesia per te levizur lirshem dhe mundesia per te punuar e per te patur disa te ardhura qe vendlindja nuk ti ofron.


Korca nderrimet e shtetesise e te kombesise qe para ligjit


Nese ne Gjirokaster e ne Sarande ka patur mbi 2000 raste nga 2009 e ketej qe kane nderruar kombesine ne gjykata ne Korce raste te tilla ka patur vetem 192. Burime nga Gjykata e Korces tregojne se shumica e atyre qe kane patur per te perfituar nga programet e Greqise per homogjenet i kane marre dokumentat shpeshhere dhe shtetesine qe me perpara.


Kryesisht kjo ka ndodhur permes leshimit te dokumentave nga pushteti lokal grek ku korcaret kane qene emigrante ne vitet e fundit po jo rralle ka patur perdorim te dokumentave te vjeter te kohes se Turqise ne gjykatat shqiptare per te provuar origjinen greke.


Nuk perjashtohet rasti i falsifikimeve apo i perdorimit te dokumentave te stisur po gjithsesi Gjykata e Korces eshte treguar me e kujdesshme e rigoroze se simotrat e saj ne Shqiperi te jugut.


Nje pjese e homogjeneve jane ish-muslimane


Edhe pse pjesa me e madhe e atyre qe i kane mbyllur hesapet me kombesine shqiptare jane ortodokse nuk mungojne rastet e muslimaneve. Ende pa hyre mire ne Korce takojme Eqeremin i njohur zyrtarisht si Jani.


Eqeremi eshte detyruar te nderroje emer e mbiemer te gjithe familjes madje edhe te gjysherve te vdekur duke u lidhur me nje trung grek. I pagezuar e i bere synet ne te njejten kohe Eqeremi kriptomusliman te kujton fenomenin e dikurshem kur nen presionin otoman shume kristiane nderronin emra duke e ruajtur fene ne ambientet intime.


Te tille ka disa dhjetra ne krahinat perreth Korces nder ta edhe niper familjesh qe dikur kane qene bejlere e agallare.


Vorioepir Korca Greket dhe ne Selanik kane ardhur vone...


Njeri prej gjykatesve qe na ndihmon me hulumtimin e arkivave ne gjykaten e Korces na tregon se zonat e Greqise veriore krahina e Maqedonise greke eshte populluar me greket e ardhur prej Azise se Vogel gjate kohes se shkembimeve te popullsise mes Turqise e Greqise.


Fakt historik eshte qe deri me 1920 greket ne Selanik perbenin jo me shume se 30 te popullsise nderkohe qe mazhoranca ishin turq shqiptare bullgare e hebrej. Qytete si Kosturi e Konica gjithashtu kane qene me mazhorance shqiptare rrefen gjykatesi vete mysliman me origjine nga Kosturi.


Por pasi i perzune shqiptaret nga trojet e tyre sot greket pretendojne edhe me shume pretendojne Korcen qe kurre nuk ka patur ndonje prezence domethenese greke.


Nga vjen vertete rreziku


Edhe pse Korca ka shume me pak raste te nderrimit te kombesise nga shqiptare ne greke se sa Gjirokastra apo Saranda kjo nuk nenkupton mungesen e problemeve. Mungesa e nje platforme shteterore shqiptare sa i perket integrimit dhe rehatimit te kerkesave te komunitetit vllah e ben kete komunitet teper te paqendrueshem kur vjen puna per lakmine e paraqitur nga fqinjet greke po edhe nga rumunet te cilet disa kohe me pare kane kerkuar zyrtarisht qe vllehet te njihen si komunitet rumun.


Problem tjeter ne qytetin juglindor eshte punesimi. Mungesa e nje strategjie te ringjalljes se ekonomise e se prodhimit ka bere qe qyteti te zbrazet nga te rinjte e shumica e tyre kane shkuar ne Europe e ShBA ndersa me te pafatet ne Greqi apo Tirane.
Netet nacionaliste korcare


Edhe pse gjithandej perfliten tradhtaret qe kane nderruar shtetesine e kombesine ne kembim te pensionit pra te bukes se gojes ne Korce nuk mungon nacionalizmi. Ai duket si ne emrat e rrugeve qe perkujtojne heronj te vjeter e te rinj nga gjithe territoret shqiptare ne Ballkan po ashtu edhe ne flamujt e varura neper qytet e neper shtepi.


Askund nuk bie ne sy flamuri bardheblu gjithandej mbizoteron kuqeziu me shqiponje. Gjithsesi per ti qetesuar pasionet revanshiste te atyre qe ndihen te rrezikuar nga greqizmi te shtunen e shkuar qytetin e kishte vizituar kengetari Klevis Bega alias Kastro Zizo.


Ne klubin ku brohorisnin te rinjte korcare kengetari flokegjate nuk harroi te bente thirrje per krenarine shqiptare e per superioritetin ndaj grekeve. Thirrje qe u priten me duartrokitje nga djemte e vajzat nje pjese e te cileve ndoshta kish ne xhep nje pasaporte helene.

eshtja e kombesise Kreshnik Spahiu Debat qe perfshin gjithe kombin


eshtja e regjistrimit te popullsise mbi baza etnike ka mbledhur sot ne nje aktivitet shume shoqata. Ka qene pikerisht shoqata Laberia ajo qe ka iniciuar kete takim gjate te cilit eshte kerkuar anulimi i nenit qe bie ndesh me Kushtetuten dhe eshte mbeshtetur me force Keshilli i Larte i Drejtesise ne lidhje me ceshtjen e kombesise. Shoqatat jane shprehur se pazaret qe behen per perfitime personale jane thjesht nje deshtim.

Sabri Godo i pranishem ne kete takim tha se ekziston nje shoqeri civile qe do te shuaje sherret. Shkenca thote se duhen 6 mije vjet qe te ndryshohet kodi gjenetik ndersa me formularin e ri ndryshohet kombesia per 2 min. Kjo ceshtje nuk shkon.

I pranishem ne kete takim ka qene edhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu. Gjate fjales se tij ai tha se ceshtja e kombesise nuk eshte thjesht nje debat individual por ai perfshin nje komb te tere. Shqiperia po kalon nje periudhe te veshtire krize ku gjithcka eshte informale po nuk mund te jete e tille edhe kombesia. Per keto arsye do tju ftoja qe nese kemi nje mendim qe dikush do ta quante fryme patriotike arkaike ajo eshte fryme kushtetuese e standardeve evropiane. Nese duhet te behemi pjese e BE-se duhet te punojme per nje qellim te perbashket.

Spahiu theksoi se ne lidhje me percaktimin e kombesise ka shume debate. Ai permendi levizjen e lire duke theksuar se shtetas shqiptare mund te marrin shtetesine europiane por asnje nga keto shtete nuk i ka detyruar ta pranojne kombesine e tyre si minoritet.

Nenkryetari i KLD-se theksoi gjate fjales se tij se percaktimi i kombesise eshte ceshtje me interes publik. Ajo nuk mund te ndryshohet sepse keshtu u shkrep ne koke dy njerezve per interesa te ndryshme. Percaktimi i kombesise se te porsalindurve i intereson gjithe shoqerise shtetit shqiptar prandaj zyrat e gjendjes civile nuk duhet te shperdorojne rregullat ne lidhje me ndryshimin e kombesise. Rregullat e BE-se sugjerojne qe ne pasaporta te vendoset shtetesia dhe jo me kombesia.

Gjithashtu gjate takimit fjalen e mori historiani Pellumb Xhufi i cili kritikoi politiken shqiptare ne lidhje me qendrimin ndaj kesaj ceshtjeje.
Politika hesht- tha Xhufi. -E vetmja parti qe eshte ngritur eshte PDI.

Ai tha se ceshtja e ndryshimit te kombesise nuk eshte thjesht nje debat ne media. Ne jemi shume pak ketu ne krahasim me njerezit qe teme te dites kane kete ceshtje tha ai.

Iniciativa e qeverise per regjistrim me vete-deklarim te kombesise inisiative e cila eshte paraprire nga nje fluks kerkesash per nderrim kombesie ne Gjykata bazuar kjo ne nje ndryshim shume te dyshimte te ligjit mbi Gjendjen Civile ne 2009 nje jave para mbylljes se Parlamentit - nuk eshte vete nje rruge anti-shkencore per hartimin e ketij materiali te rendesishem sic jane te dhenat mbi popullsise.

Ky lloj regjistrimi nese realizohet ne kete forme do rrise ne menyre te paevitueshme numrin dhe perqindjet e pakicave dhe kjo para se gjithash do te thote kosto plus per te gjithetaksapaguesit shqiptare.



Duke lene menjane ligjin per Gjendjen Civile i cili ka provokuar iniciativen e disa shtetasve shqiptare per te ndryshuar kombesine kjo qe nga 2009-a e me se shumti ne rrethet e jugut te vendit nje pjese te mire te ketij fenomeni e perbejne falsifikimet dhe shkeljet e ligjit per ta ndryshuar ne menyre te padrejte kombesine. Keshtu qe ne tetor te 2010-es Konsullata Greke ne Gjirokaster i ankohet n/prefektures Sarande se nga Zyrat e Gjendjeve Civile te bashkive dhe komunave te kesaj n/prefekture po leshohen dokumente te falsifikuara perfshire ne to emra dhe kombesi te falsifikuara. Konkretisht ne dokumentin qe mban daten 13.10.2010 te Konsullates Greke ne Gjirokaster ne nje prej pasazheve te saj thuhet

Kohet e fundit verejme qe eshte shenuar ndjeshem numri i dokumenteve qe jane falso ose jane falsifikuar me vone sidomos nga rrethet Sarande dhe Delvine. Me shume vihet re falsifikimi i kombesise por edhe i emrave.

Nje shembull flagrant falsifikimi vihet re dhe ne dy certifikata qe e ilustrojne kete fakt leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ne Sarande. Ato kane 2 muaj distance njera nga tjetra dhe ne keto dy muaj kombesia e te njejtit person eshte njehere shqiptare dhe heren tjeter greke.

Kreu i Gjykates se Sarandes Alltun ela i cili ka kerkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e atij neni te ligjit te Gjendjes Civile qe lejon ndryshimin e kombesise le te kuptohet se shkeljet me te shumta ne kete fenomen duhen kerkuar pikerisht te zyrat e Gjendjes Civile. Ne nje deklarim te para disa diteve z. ela pohoi faktin se Gjendja Civile ne kundershtim me ligjin nuk ka marre pjese si pale ne asnje prej seancave te zhvilluara per ndryshim kombesie.

Vete kryegjykatesi i Sarandes Alltun ela e pranon qe dhe ai ka drejtuar ceshtje per ndryshim kombesie keto vite por kjo brenda kuadrit ligjor ekzistues ku ai sic e thote duke u njohur se fundi me pervoja nderkombetare dhe europiane ne vecanti nuk e has kete precedent qe e ka Shqiperia ndaj dhe kerkon shfuqizimin e ligjit nga ana e Gjykates Kushtetuese duke e pare njeheresh dhe ne kundershtim me parimet kushtetuese. Madje z. ela ka ne dore nje ceshtje per ndryshim kombesie qe sic pohon eshte bere shkas qe ai ta rishikoje ligjin.

Por me e renda ne kete fenomen qe tejkalon nje ligj absurd jane vete abuzimet me te. Kreu i Gjykates se Sarandes z.ela thote se nuk ka fakte qe abuzimet mund te kene ardhur nga gjykatesit nderkohe qe nje zyrtare i strukturave te drejtesise ne qytetin jugor i cili nuk pranon ti behet publik emri thote se dhe koleget e tij kane abuzuar rende vitet e fundit me proceset e nderrimit te kombesise duke u zhytur ne pazare te uleta ne kembim te berjes se tjetrit grek duke qene shqiptar i kulluar.

Vetem ne Sarande ka nderruar kombesine
nje shqiptar ne cdo 2 dite pune te Gjykates

Packa fushates se ndermarre per ta frenuar fenomenin ne fjale ligjerisht nuk ekziston asnje pengese qe proceset per nderrim kombesie te vijojne sipas kerkesave te paraqitura. Javes qe vjen ne Gjykaten e Sarandes jane 3 te tilla. Dhe ato nuk mund te paragjykohen deri sa te ekzistoje ai lloj kuadri ligjor i Gjendjes Civile qe e lejon nje gje te tille per te cilin eshte kerkuar shfuqizimi ne Gjykaten Kushtetuese.

Sipas shifrave te ofruara nga kreu i Gjykates se Sarandes Alltun ela ne 2009-en jane regjistruar 102 ndryshime kombesie ne kete gjykate ndersa ne 2010-en jane 85 raste te tilla. Pra jane 187 ndryshime kombesie ne vetem dy vite. Duke patur parasysh qe nga 365 dite qe ka viti rreth 160 jane pushim fundjavat leja speciale e gjykatesve dhe ditet e festave i bie qe ne 400 dite pune te mbetura ne dy vite te jete bere cdo dy dite nje gjyq per ndryshim kombesie . Dhe nderkohe nderrimi i kombesise vazhdon..

Kombesia e ndryshuar dhe vetedeklarimi i kombesise

Lidhja e dyshimte mes ndryshimit te nje ligji ne 2009 dhe inisiatives se qeverise shqiptare per regjistrim me vete-deklarim


Debati me i fundit mbi abuzimet ne gjykata me ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke ka konfonduar dhe me shume procesin e pritshem te regjistrimit te popullsise ku eshte dhe pika e vetedeklarimit te kombesise bashkangjitur asaj te fese.
Kjo sepse mbrojtesit e vetedeklarimit te kombesise kane argumentuar se kombesia ne deklarim do te provohet e dokumentuar nga deklaruesi.

Per kete shkak duket se ai ndryshim ne ligjin per Gjendjen Civile ne vitin 2009 prej se cilit me pas shperthyen iniciativat per ndryshimin e kombesise - e me pas iniciativa dhe vendimi i qeverise shqiptare per te realizuar procesin e regjistrimit te popullsise me piken e vetedeklarimit te kombesise - piketakohen me njera-tjetren ne nje cak ku bie era anti-kombetarizem.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›