Vepra e Pavarësisë është e vjedhur? (FOTO)
Vepra e pavarësisë, e cila u prezantua dy ditë më parë nga kryeministri Berisha dhe ministri Aldo Bumçi, duket se është vjedhur. Sipas shqiptarja.com, projekti i Visar Obrisë dhe gjermanit Kai Roman Kiklas, i shpallur të martën fitues nga kryeministri Berisha, ngjan si dy pika uji me veprën e skulptorit me famë botërore Richard Serra. Ndërkohë që vepra “Lead” e Serrës mban përsipër një shkop, vepra e pavarësisë mban një gjysmë çatie. Koncepti është i njëjtë për të dyja veprat: njerëzit të kalojnë përmes skulpturës, e cila vendoset direkt në tokë. Të dyja veprat ofrojnë mesazhe si një libër i hapur. Vepra e kopjuar është me materiale të rënda, po ashtu është menduar të bëhet edhe fituesja. Tashmë pritet të shihet nëse Ministria e Kulturës do të reagojë për të sqaruar këtë situatë.

Vepra e Visar Obrise dhe Kai Roman Kiklas

Vepra e Seras