E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria: Kryeprokurori falenderoi Berishën për mbështetjen ndaj institucioneve

Share

Edhe pse kryeprokurori britanik, Keir Starmer, u shpreh i shqetësuar për sulmet ndaj institucioneve të pavarura, me në krye prokurorinë, gjatë një konference shtypi, Kryeministria shprehet se ai ka falenderuar Berishën për mbështetjen që u ka dhënë institucioneve.

Zoti Starmer e falenderoi Kryeministrin Berisha për takimin dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.  Ai vlerësoi vullnetin politik të kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligjzbatuese në këtë bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar por elementët demokratikë të sistemit, tha Stramer për mediat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›