E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura: Krerët e Gardës janë heronj

Share

Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, në kohën që ka qenë me dyer të mbyllura, i ka cilësuar sërish heron krerët e Gardës, raporton Shqip.

Brenda mbledhjes së grupit kreu i qeverisë ka theksuar se, kjo nuk mund të pengojë konsiderimin e tyre si heronj, me në krye kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Nga ana tjetër, burimet bëjnë të ditur se Berisha e ka quajtur krejt të pafajshëm ish-shefin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasa, që sipas tij është viktimë e manipulimeve që po bën Prokuroria e Përgjithshme.

Cilësimet e Berishës si heronj bëheshin në kohën kur prokuroria apelonte vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar masën arrest me burg për Ndrea Prendin dhe dy të akuzuarit e tjerë për 21 janarin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›