Kryeministria: Tirana përfituesja kryesore e fondeve të Qeverisë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama vazhdojnë replikat në distancë me njëri- tjetrin. Kryeministria ka reaguar menjëherë dje pas akuzave të Ramës se Berisha inauguron rrugë fshati të cilat nuk mund të krahasohen me Tiranën Europiane. Sipas zëdhënëses së Kryeministrisë, Juela Meçani, Bashkia e Tiranës përfiton fonde të mëdha nga Qeveria, ndërsa akuzoi Ramën se i inauguron disa herë rrugët për çdo mandat të tijin si kryebashkiak. Meçani theksoi se akuzat e Ramës për mungesë fondesh janë trillime, pasi Bashkia e Tiranës është përfituesja më e madhe e tyre. Zëdhënësja e Kryeministrit përmendi një sërë projektesh për kryeqytetin të cilat sipas saj, janë financuar nga Qeveria. Të gjitha këto investime të Ekzekutivit tha Meçani, janë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo të kryetarit me korenspondencë të Bashkisë së Tiranës.
Deklarata
“Edi Rama, teksa inauguroi një rrugë 403 m të gjatë dhe të gjerë 4 m, të cilën e ka inauguruar 2 herë gjatë dy mandateve të tij të fundit, shfrytëzoi rastin për të sulmuar Kryeministrin e Shqipërisë, duke fyer dhe tallur fshatarësinë, duke u shprehur se Berisha mbeti rrugëve të fshatrave dhe duke thënë se Berisha inauguron vetëm vepra të qeverisë vendore”, - tha dje Meçani. Sipas saj Rama në vend që të merret me talljen dhe fyerjen ndaj fshatit dhe përçarjen fshat-qytet, duhet t u përgjigjet qytetarëve të Tiranës se si ka mundësi që në Komunën e Xhafzotajt janë shtruar, në tre vite, 21 km rrugë, ndërkohë që në Bashkinë ë Tiranës nuk është shtruar as gjysma e tyre. Ajo pohoi më tej se përsa i përket fondeve, komenti i Ramës është një trillim fund e krye. Sali Berisha tha ajo, ka trefishuar grandet për qeverinë vendore, nga 7.1 miliardë lekë në 21 miliardë lekë dhe, bashkia që ka përfituar më shumë nga ndihma e Sali Berishës, si asnjëherë më parë në historinë e saj, është Bashkia e Tiranës, së cilës, përveç grandeve të kushtëzuara e të pakushtëzuara, Kryeministri Berisha, me ndërhyrjen e tij personale, i siguroi mbi 150 milionë dollarë të tjera, kredi këto të mbuluara nga Qeveria. Ndër to, 110 milionë dollarë për kanalizimet e Tiranës, 30 milionë dollarë për unazën e madhe të Tiranës, 10 milionë dollarë për plehrat e Sharrës dhe 10 milionë dollarë për Sheshin “Skënderbeu”. Krahas këtyre fondeve, ajo përmendi investimet dhe kreditë në ujësjellës e kanalizime me kredinë italiane, për rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë, me 3.8 milionë euro, punimet për përmirësimin dhe performancën e Bovillës me 0.86 milionë euro, të cilat priten të fillojnë. “Nga buxheti i shtetit investohen kanalizime - ujësjellësa të zonës Bregu i Lumit me 24.4 milionë lekë, linja e ujësjellësit Selitë-Tirana e Re me 2.59 milionë lekë. Gjithashtu, ka investime nga fondet e shoqërisë në blerje makinerish dhe elekropompa prej 11 milion lekë. Natyrisht, këto Kryeministri Berisha nuk i ka bërë për Kryetarin me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës, por për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, sikundër, ai i siguron qytetarët për angazhimin e tij për t i shtuar këto grande në vazhdimësi, si dhe për të mbikëqyrur me rreptësi, kundër çdo abuzimi, përdorimin e tyre me efikasitetin më të madh , - përfundoi Meçani.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008