Rama: Berisha u ka marrë komunarëve gërshërët e inagurimeve
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është përgjigjur dje akuzave të kryeministrit Sali Berisha të bëra dy ditë më parë nga Shijaku. Sipas tij Berisha po i bën karshillëk Tiranës evropiane dhe po inaguron rrugë që nuk i ka bërë vetë. Rama pohoi dje se Berisha hakërrehet në Kuvend si më i forti dhe më pas inaguron rrugët e fshatrave për ti bërë karshillëk bashkisë së kryeqytetit. Sipas tij, qeveria e Berishës është e dështuar dhe do të jetë vetë populli shqiptar ai që do ta dënojë këtë dështim me votë. Berisha dy ditë më parë nga Xhafzotaj e Shijakut, e ka etiketuar Ramën si kryetar bashkie me korrespondencë dhe i kërkoi që të shkojë në Xhafzotaj e të mësojë si shtrohen rrugët dhe menaxhohen fondet.
Akuzat
“Dëgjoj Kryeministrin që hakërrehet në Parlament si i forti i mëhallës, pastaj turret e u merr gërshërët e inagurimeve nga dora kryetarëve të komunave për t i bërë karshillëkun e vet qesharak Bashkisë së Tiranës, me rrugë fshati që s i ka bërë as vetë”, - pohoi dje Rama gjatë inagurimit të rrugës “Sami Frashëri“, që kalon poshtë digës së Liqenit Artificial dhe paralel me të. Rikostruksioni i kësaj rruge është bërë me një fond prej 30 milionë lekësh të financuara nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Rama pohoi më tej se Berisha nuk e fsheh dot më dështimin e plotë të politikës së tij të vjetër, të cilën shqiptarët do ta dënojnë përfundimisht me votë, duke çliruar Shqipërinë nga kthetrat e së shkuarës, për ta kthyer në model të suksesit dhe të së ardhmes, ashtu si Tirana evropiane që ne po transformojmë çdo ditë. Rruga “Sami Frashëri” ndodhet në jug të Tiranës dhe lidh bllokun e banimit pranë Kopshtit Zoologjik si dhe lagjen Sauk me rrugën “Sami Frashëri“. Gjendja fizike e saj ishte mjaft e dëmtuar dhe trotuarët thuajse nuk ekzistonin, ndërkohë që tashmë rruga jo vetëm që paraqitet e rikonstruktuar e me trotuare në të dy anët e saj, por rehabilitimi i saj do të krijojë edhe të gjitha lehtësirat e nevojshme për qytetarët të cilët jetojnë në blloqet e banimit pranë kësaj rruge, njëkohësisht edhe për ata qytetarë të Tiranës që ushtrojnë aktivitetin e tyre sportiv pranë Liqenit Artificial. Gjatësia e rrugës së trajtuar në këtë objekt është 632 metra linearë. Gjerësia e rrugës pas rikonstruksionit është 8 metra (nga 6 metra ekzistues) dhe trotuarët janë trajtuar me shtresë betoni. Firma e cila ka kryer punimet në këtë objekt është “S.M.O. Union“ & “Vitra“ sh.p.k.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008