PD: Kemi fituar zgjedhjet
Autori i Lajmit: red.
Në Kashar është votuar dje për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunes së përfolur për abuzimet me tokat. Në gare janë katër kandidatë: Besnik Fuçia i PD-së, Sinan Egra, kandidat i Partisë Socialiste, Alfred Bakalli i LSI-së dhe Rustem Murati, kandidat i pavarur.
Në këto votime janë thirrur mbi 13.000 zgjedhës në 18 qëndra votimi, ndërsa KQZ ka përgatitur një ekip pune të ndarë në 2 grupe me nga 13 anëtarë, për numërimin e këtyre votave. Këto zgjedhje bëhen pas arrestimit të ish-kryetarit të kësaj komune Alfred Sula, për shpërdorim detyre. Sipas burimeve nga PD, kandidati për kryekomunar i kësaj force politike është fitues i zgjedhjeve të djeshme në Kashar, eksponentë të demokratëve bëjnë me dije për një fitore të dukshme me rreth 60%, dhe rreth 250-300 vota përpara. Rezultatet paraprake i referohen vetëm vëzhgimeve hap pas hapi të shtabit të djathtë. Në zgjedhjet e djeshme partitë e majta kanë protestuar, duke pretenduar për manipulime me zgjedhjet. Sipas deputetit të PS-së, Hysa kanë votuar në këtë komunë banorë të komunës së Paskuqanit me certifikata, të cilat janë shpërndarë nga Zyra e Gjendjes Civile të komunës Kashar, e cila është mbajtur në mënyrë të paligjshme deri në orën 18.00 e hapur, kur ligji e përcakton deri në 14.00. Rezultatet zyrtare pritet që të shpallen sot nga KQZ.
PS denoncon problemet me certifikatat
Vetëm pak orë para mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në Kashar, Partia Socialiste pretendon parregullsi në procesin e shpërndarjes së certifikatave. Sipas deputetit Ndriçim Hysa, Zyra e Gjendjes Civile ka shpërndarë në mënyrë të parregullt certifikata për pjesëtarë që nuk janë paraqitur aty ndërsa KQZ ka shtyrë orarin e shpërndarjes së certifikatave me një dokument fare qesharak, një korrespodencë e një muaji më parë me Komunën Paskuqan. Por, sipas punonjëses së Gjendjes Civile, Komuna Kashar, procesi i shpërndarjes së dokumenteve të identifikimit për ditën e zgjedhjeve ka ecur normalisht duke pretenduar se pothuajse në 100% të rasteve ajo ka vendosur pajisjen mbi bazën e njohjes së banorëve, duke pasur parasysh se ajo shërben prej vitesh në këtë zyrë. Në zgjedhjet e pjesshme Komuna Kashar garojnë 4 kandidatë, përkatësisht nga forcat politike PD, PS dhe LSI dhe një kandidat i pavarur. Të gjithë të zgjedhurit lokalë në këtë komunë që nga viti 2000 janë arrestuar nën akuzën e abuzimit me pronat dhe lejet e ndërtimit, arsye për të cilën edhe u thirrën këto zgjedhje.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008