E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministrit Berisha merr pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e Pranverës së Frankofonisë

Nën kujdesin e Kryeministrit Berisha, u zhvillua sot, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, një ceremoni zyrtare me rastin e Pranverës së Frankofonisë.


Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha vuri në dukje rëndësinë që i kushton qeveria shqiptare nxitjes së vlerave të përbashkëta kulturore e politike të Frankofonisë. Tradita frankofone, u shpreh Kryeministri dëshmon për prirjen e natyrshme të shqiptarëve ndaj kulturave të tjera, aspiratës së tyre për qytetërim dhe progres, dhe në këtë ditë, homazhi u drejtohet rilindasve të kombit shqiptar dhe mbarë elitës së vendit që, përgjatë historisë, kultivoi përmes gjuhës frënge respektin ndaj multikulturalizmit dhe njohjes së ndërsjelltë.


Duke e konsideruar frëngjishten një vektor të përçimit të vlerave të gjithanshme humaniste, Kryeministri solli në vëmedje kontributet e disa frankofonëve të shquar të vendit, si shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, shkrimtari Fatos Kongoli, shkrimtari dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, z. Besnik Mustafaj, të cilët, përmes veprës së tyre të përkthyer në Francë e gjetkë kanë ngritur ura të vërteta komunikimi ndërmjet kulturave.

Kryeministri Berisha u shpreh se pranvera e sivjetme e Frankofonisë përkon me shpalljen e vitit 2008, nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si Vitin e Dialogut Ndërkulturor dhe të Multilinguizmit dhe nuk mund të ketë diversitet kulturor pa një njohje legjitime të të gjithë gjuhëve, që në Europën e sotme materializohet më së miri me parimin e multilinguizmit.

Në kuadër të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare, Kryeministri Berisha shpalli Vitin e Dialogut Ndërkulturor dhe të Multilinguizmit në Shqipëri, që përkojnë plotësisht me objektivat parësorë të Frankofonisë.

Kryeministri Berisha u dorëzoi Diploma Nderi me motivacionin “Personalitet Frankofon i Vitit të Dialogut Ndërkulturor dhe i Vitit të Multilinguizmit” disa emrave të njohura të jetës publike në vend, për kontribute të shquara dhe angazhim aktiv për nxitjen e vlerave të Frankofonisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›