E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në zyrën e tij përfaqësuesit e Citigroup me qëndër në Londër

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e Citigroup me qendër në Londër. Citigroup shprehu interes për të qenë prezente në Shqipëri me disa projekte.

Përfaqësuesi i saj Guy Harington, në bisedë me Kryeministrin Berisha, tha se Citigroup pas studimeve të bëra e konsideron Shqipërinë një vend shumë të favorshem për investime të huaja dhe përfshirjen në këto financime.

Citigroup kërkon të operojë në tri fusha:

1-Në tregun ndërkombëtar të kapitalit, si një fushë, ku Shqipëria po përgatitet të hyjë.

2-Privatizimet në KESH dhe financime të tjera në fushën e energjitikës.

3-Përfshirjen në projekte për naftën dhe gazin.

-Përfaqësuesit e Citigroup u shprehën të gatshëm të investojnë edhe  në projekte të tjera që do t’u sugjeronte qeveria shqiptare.

Kryeministri Berisha pasi u njoh me propozimet e Citigroup, falenderoi përfaqësuesit e saj për interesin e shprehur.

Zoti Berisha theksoi se qeveria e tij është e pregatitur dhe e kupton rëndësinë e përdorimit të tregut të kapitaleve për financimin e projekteve të mëdha dhe vlerëson rëndësinë e zhvillimit të shpejtë në fushën e energjisë, gazit,naftës, turizmit, çimentos dhe mineraleve.

Kryeministri Berisha garantoi investitorët britanikë se do të kenë mbështetjen e qeverisë së tij në konkretizimin e prezencës së Citigroup si financues dhe partner.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›