E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrit Berisha takon Drejtorin e ILC Koalicionit Nderkombtar per Token zotin Madiodio Niasse

Kryeministri Berisha priti sot ne një takim zotin Madiodio Niasse, Drejtor I  ILC  (Koalicioni Ndërkombëtar për Token), i cili ndodhet ne Tirane ne kuader te Konferences Nderkombtare  qe do te zhvilloje punimet ne Tirane nga data 23-27 Maj 2011.

Konferenca, e cila organizohet sebashku nga ILC, Qeveria Shqiptare dhe Institucionet ne vartësi te saj do te kene per teme “Sigurimin e aksesit te te varfërve ne token bujqësore ne kohen kur është intensifikuar konkurrenca”. Gjate diteve te konferencës do te zhvillohet edhe mbledhja e Asmblese se ILC-se, si dhe do te vizitohen pyjet komunale ne Elbasan dhe Rubik.

Gjate takimit, Kryeministri Berisha vuri ne dukje vlerësimin e Qeverise Shqiptare per rolin fisnik te ILC per luften kunder varferise ne shkalle globale, si dhe falënderoi ILC per zgjedhjen e Shqiperise si nje vend per organizimin e ketij aktiviteti te rendesishem nderkombtar.

Kryeministri Berisha theksoi se Qeveria Shqiptare luften kunder varferise e ka patur dhe e ka prioritetin e saj kryesor. Shqiperia, u shpreh kryeministri,eshte nje nga vendet me me pak toke bujqesore per fryme te popullsise ne Europe, prandaj aksesi i fermereve per perdorimin e saj ka perparesi absolute.

Per kete qellim vijoi më tej Kryeministri, qeveria ka zbatuar nje Program te vecante strategjik, i cili ka filluar me privatizimin e 98% te tokes bujqesore pa pagese.

Aktualisht theksoi Kryeministri po vazhdon zbatimi i një projekti te madh për mbjelljen e 20 milion rrenje ullinjsh dhe te nje projekti analog, sidomos per zonat malore, per mbjelljen e 30 milion rrenjeve dru frutore te llojeve arrore per realizimin e të cilëve, qeveria po mbështet fermerët me fonde, duke ju mbuluar pjese te trendesishme te investimit te tyre dhe te vlerës se fidanëve.

Per zbutjen dhe crrenjosjen e varferise ne keto zona theksoi Kryeministri qeveria po investon me prioritet per ndertimin e rrugeve te zonave rurale, si dhe më pas me projektin per ujitjen e tokave ne keto zona.

Nga ana  e tij Drejtori I ILC falenderoi Kryeministrin Berisha per bashkepunimin e Qeverise Shqiptare si vend prites dhe bashkeorganizator I Konferences Nderkombtare, ku do te marrin pjese rreth 200 perfaqesues nga vendet e ndryshme te botes. Zoti Madiodio theksoi se ne e zgjodhem Shqiperine , per perpjekjet e vecanta dhe rezultatet qe ajo ka arritur ne luften kunder varferise dhe me konkretisht ne privatizimin e tokes bujqesore dhe transferimin e pyjeve dhe kullotave ne pronesi te komunave.

Ne vleresojme lart theksoi ai masat e Qeverise Shqiptare per mbeshtetjen e fermereve dhe sidomos te shtresave te varfra te popullsise. Rasti Shqiperise theksoi Madiodio eshte nje inkurajim edhe per vendet e tjera.


23/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›