Kosovë, BE investim për riintegrimin

Bashkimi Evropian deri në vitin 2013 do të investojë 70 milionë euro për riintegrimin e personave në Kosovë.
Sipas RTK-së, Bashkimi Evropian tashmë ka njoftuar autoritetet kosovare, duke theksuar se riintegrimi i të kthyerve në Kosovë është moment i rëndësishëm për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Asistenca e BE-së për këtë qëllim gjatë periudhës kohore 2011-2013 do të jetë 70 milionë euro, ndërsa 30 % nga kjo shumë do të dedikohen për aplikimin e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.