E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, gjendet granatë pranë selisë së EULEX-it

Sot rreth orës 09:00, në Prishtinë policia ka marrë një informacion lidhur me prezencën e një mjeti shpërthyes të vendosur pranë ndërtesës së EULEX-it.

Policia e Kosovës njofton se pas marrjes së informacionit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut dhe parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm.

Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësia e specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese, të cilët menjëherë kanë filluar kontrollimin në vendin e ngjarjes për të gjetur dhe konstatuar se për çfarë mjeti eksploziv bëhet fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›