E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrja kroate sot vizitë zyrtare në Maqedoni

SHKUP- Një delegacioni i lartë i Qeverisë së Republikës së Kroacisë i udhëhequr nga kryeministrja Jadranka Kosor do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore zytare në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministrja kroate në aeroportin "Aleksandri i Madh" - Shkup do të pritet me nderimet të larta shtetërore dhe ushtarake.

Kosor do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski. Do të mbahet edhe takim tet-a-tet mes kryeministrit Nikolla Greuvski dhe kryministres kroate Kosor. Janë paralajmëruar edhe bisedime zyrtare të dy delegacioneve.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kroacisë Gruevski dhe Kosor sot do të bajnë fjalim në takimin Klubi i biznesmenëve maqedonaso-kroat.
(s.g/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›