Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në të gjithë vendin
LAC/LEZHE- Reshjet e pandërprera të shiut kanë përkeqësuar situatën në disa zona të Lacit. Në Sanxhak dhe Fushë Kuqe qindra hektarë tokë rëzultojnë të përmbytura, ndërsa uji ka depërtuar deri në oborret e shtëpive.
Kanalet kulluese nuk funksionojnë ndërsa niveli i ujit ka arritur në 40 deri në 50 centimetra.
Në fshatrat e Mamurrësit situata mbetet e njëjtë, ku uji ka mbuluar qindra hektarë tokë bujqësore ndërkohë që rreshjet vazhdojnë. Problamtike mbetet fshatrat Gjormë, Adriatik , Goleme, Miskajë e Dukagjin i Ri në Fushë Krujë.
Në Lezhë situata është e rënduar në Barbolloji dhe Torovicë ku sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në rreth 800 ha në total. Ndërsa në brendësi të qytetit dy lagje vazhdojnë të jenë të izoluara për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Përmirësim rezulton të ketë patur vetëm në Shëngjin, ku falë ndërhyrjeve në kanalet kulluese është ulur niveli i ujit.
Në Shkodër, problematike mbetet Velipoja, ndërkohë që komuna Shalë vazhdon te jetë e izoluar për shkak të bllokimit të aksin Shkodër-Dukagjin, ku ka ende rrëshqitje dheu.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Rrëshqitja ka ndodhur në zonën e quajtur Shkallë e Zezë, duke bllokuar njërën korsi të autostradës.
Ministri i Brendshem Lulëzim Basha gjatë një takimi me banorët e Lezhës premtoi kompensim të tyre për dëmet e shkaktuara si pasojë e përmbytjeve. (e.n/news24/BalkanWeb)