E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembja e pallatit, 6 vjet burg presidentit të firmës

GJIROKASTËR-Gjashtë vjet burg ka qënë dënimi për presidentin e firmës së ndërtimit të pallatit që u shemb një vit më parë në Gjirokastër.
Vendimi është dhënë sot paradite nga Gjykata e shkallës së parë të qytetit të Gjirokastrës. Trupi gjykues i krysuar nga Besard Avdulaj vendosi dënimin e Sotiraq Janorës për vrasje nga pakujdesia dhe shkatërrim të pronës.

Vendimi ka përfshirë dhe ish-sekretaren e KRRT-së në Bashkinë e Gjirokastrës Afërdita Papamihali. Kjo e fundit është dënuar 2 vjet 6 muaj burg, 500 mijë lekë të reja gjobë për shpërdorimin e detyrës dhe heqjen e të drejtës për funksione publike.
Të njëjtin dënim trupi gjykues ka vendosur dhe për Admir Shehajn përgjegjës në inspektoriatin e ndërtimit në Gjirokastër si dhe inxhinierin Gjergji Mece.Gjykata ka shpallur të pafajshëm dy inspektorët e ndërtimit në Bashki, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaji.

Kështu 1 vit pas shembjes së pallatit në Gjirokastër gjykata i ka dhënë fund procesit për fajtorët e shembjes së pallatit, ku humbën jetën 3 persona. Por vendimet duket se nuk janë mirëpritur nga familjarët e viktimave të cilët i konsideruan si të padrejtë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›