BillionairExchange, siti i ankandeve vetëm për të pasurit
MIAMI- Një jaht që kushton 2.7 milionë dollarë, një Ferrari Enzo e vitit 2003 në vlerën e 1.5 milionë dollarëve, një avion privat Gulfstream që kushton 40,4 milionë dollarë, apo një iPhone me diamante në vlerën e 12 mijë eurove, këto janë disa ndër objektet që mund të blihen në sitin e rrallë BillionairExchange. Jo rastësisht është quajtur kështu, në këtë sit online kanë akses vetëm ata që posedojnë një pasuri prej të paktën 2 milionë dollarë.
Suksesi duket se është i garantuar. Shoqëria BillionairExchange me seli në Miami, siguron 5% të vlerës për cdo shitje dhe bën të ditur se gjatë 10 muajve të provës ka arritur të fitojë 8.75 milionë dollarë. Ndërsa shkëmbimi i objekteve dhe pasurive në total ka arritur në 180 milionë dollarë.
“Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, të ardhura si rezultat i krizës globale po shohim shumë njerëz që kanë nevojë të heqin dorë nga disa të mira luksoze dhe që kërkojnë një vend sekret dhe privat për ta bërë këtë gjë.” shpjegon për Reuters ortaku ekzekutiv i kompanisë Quintin Thompson.
BillionairExchange ka deri tani 26 mijë anëtarë “multimilionerë” dhe dhjetra miliarderë. Nuk mungojnë emrat e njohur nga fusha e sportit, apo aktorë të famshëm.(e.n/reuters/BalkanWeb)