Kryeminnistri Berisha: Po investohet për ndryshimin e infrastrukturës në të katër anët e vendit.
Kryeministri Berisha përuroi sot fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës së fshatit Rakicë në Komunën Progër, të qarkut Korçë. Projekti me vlerë 70 milionë lekë, është një bashkëfinancim i buxhetit të shtetit me fondet e Komisionit Europian, në kuadër të programit INTEREG III.
Kryeministri Berisha u shpreh se edhe inagurimi i kësaj rruge është një tjetër premtim i mbajtur për fermerët e Rakicës dhe të gjithë kësaj zone, e cila është sa bujqësore aq edhe turistike.
“Eshtë kënaqësi që ne sot nisim ndërtimin e kësaj rruge, sikundër po vazhdojmë me ndryshimin e infrastrukturës në të katër anët e vendit. Shfrytëzoj edhe njëhërë rastin dhe kam kënaqësinë të ritheksoj se investimet në qarkun e Korçës janë 14 herë më të mëdha se në vitin 2005 ose 20 herë më të mëdha se në vitin 2004. Kudo ku kam shkuar, në të katër anët e vendit, kam inaguruar rrugë si kjo e sotmja. Brënda këtij viti do të asfaltohet gjithashtu edhe rruga e fshatit Tren.”
Në bashkëbisedim me Kryeministrin Berisha, firma zbatuese u zotua se do të përfundojë rrugën para afatit , vëtëm për 6 muaj, nga 18 muaj që ishte parashikuar në projekt.