E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit në Libi kritikojnë NATO-n

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 12:43

Komandanti i ushtrisë së kryengritësve të Libisë, Abdel Fatah Junes, e ka kritikuar NATO-n se është e ngadalshme për të lansuar sulme ajrore kundër forcave të Muammar Gaddafit, të cilat po luftojnë kundër kryengritësve.

Ai është kërcënuar se do të raportoj për NATO-n në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ish-ministri i brendshëm i regjimit të Gaddafit, Junes, i cili kishte kaluar në anën e kryengritësve, gjatë një konference për shtyp në Bengazi, tha se ngadalësia e dyshuar e NATO-s në ndërmarrjen e aksioneve, i ka lejuar forcat e Gaddafit të avancojnë dhe të vrasin njerëz në qytetin Misrata.

Në përgjigje të pretendimeve të Junesit, NATO-ja ka thënë se po e plotëson mandatin e saj, në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë gjithnjë e më të shqetësuara se konfliktet e vazhdueshme në Libi do të mund të nxisin valë masive refugjatësh në territoret e tyre.

Me shtimin e numrit të barkave që arrijnë në Itali dhe Maltë, disa në Evropë janë duke bërë thirrje për më shumë ndihma për refugjatët, kurse të tjerët kërkojnë kontrolle më të ashpër të kufijve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›