E Shtunë, 31 Tetor 2026

Resler kandidat për kryetar të FDP-së

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 12:39

Edhe pse mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, tani është e qartë se Philipp Rësler do të kandidojë për postin e kryetarit të ri të Partisë Liberale të Gjermanisë.

“Luftova shumë me veten dhe nuk e pata të lehtë të merrja vendim që të kandidoja për këtë post”, tha Philipp Resler, duke shtuar: "Pasi u mendova vendosa që me të gjitha forcat që kam dhe të gjithë pasionin tim për këtë punë ta vë në dispozicion të detyrës së re. Bëhet fjalë për të rifituar besimin e zgjedhësve tek partia FDP. Po kjo ka nevojë për kohë dhe nuk bëhet dot nga sot nesër."

Resler tha se ka nevojë për kohë për të arritur një strukturim ideor dhe personal të FDP-së. E qartë është se ai do të ketë përkrah Christian Lindner, i cili do të vazhdojë të jetë sekretar i përgjithshëm i partisë. Edhe ai është një nga shpresat e FDP-së.

Në krye të partisë vjen pra një ekip i ri.

Resler dëshiron që të marrë edhe më tepër pushtet si zëvendës-kancelar.

Kryetari i deritanishëm i FDP-së Guido Westerwelle deklaroi para pak ditësh se nuk do të kandidojë më për këtë post.

Philipp Resler, 38-vjeç, ka lindur në Vietnam, por meqë kishte mbetur jetim prej luftës, u adoptua nga një çift gjerman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›