Ushtria siriane ndërhyn në Latakia
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 12:45
Armata e Sirisë i ka vendosur trupat e saj në qytetin port Latakia, me qëllim që ta qetësoj situatën pas kryengritjes anti-qeveri në këtë qytet, nga e cila raportohet se janë vrarë 12 persona.
Dhuna të premten dhe të shtunën në Latakia, u bë në kuadër të kryengritjes së gjërë kundër sundimit të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, nga e cila ka pasur të vrarë dhe të plagosur.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjendja në qytete kryesore ishte e qetë.
Autoritetet kanë sugjeruar se dhuna në këtë vend po inicohet nga ata që shpresojnë të provokojnë konflikt ndërfetar në Siri.