Kryeparlamentari Krasniqi, viziton Hungarinë

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laszlo Köver, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars.
Në delegacionin që do të udhëheqë Krasniqin do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Mehmet Hajrizi dhe këshilltari Skënder Reçica.
Në kuadër të kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me Laszlo Köver, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, Zsolt Nemeth, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Richard Hörcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me Mihaly Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.