E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Grenadës letër Topallit: Do e njohim Kosovën

Tiranë, 31 Gusht, NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot një letër nga kryetari i Parlamentit të Grenadës, George J.Mc Guire lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që ajo zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Mc Guire shkruan se është i lumtur të njoftojë se pas takimit që pati me Topallin në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën e saj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur.

Kam kënaqësinë tju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës, shkruan ai.

CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Jamaica, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.

Në letrën e tij, kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron kryetaren tonë të parlamentit se autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë.

Letra e MC Guire vjen pas një sërë letrash që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›