Kryeparlamentarja Topalli, 150 orë në avion gjatë vitit të fundit
Lista e udhëtimeve diplomatike të kryetares së Parlamentit. Topalli rivalizon ministrin e Jashtëm me orët e udhëtimit
Habjon Hasani
Kryetarja e Parlamentit Shqiptar ka shpenzuar në mënyrë “intensive” rreth 150 orë në atmosferë si pasojë e udhëtimeve me avion për takime zyrtare apo pjesëmarrje në konferenca të ndryshme. Pasi ka konsultuar axhendën zyrtare të udhëtimeve të kryeparlamentares, “Albania” ka mundur të gjejë përafërsisht orët e udhëtimit të saj, që si rrallëherë duket se i ngjason disi “Odisesë” për nga fluksi i eksplorimeve të vendeve të tjera. Që nga Kanadaja deri në Bahrein, që nga Bosnjë-Hercegovina deri në salltanetet e Arabisë Saudite, kryetarja e Parlamentit nuk ka lënë rast t’i “shkasë” nga duart. Arsyet dhe motivet variojnë që nga ftesa që i janë drejtuar asaj zyrtarisht deri dhe takime të dorës së dytë në tryeza të mundësuara nga Organizata Jo-Fitimprurëse apo fondacione të ndryshme. Ajo çka bie në sy është fakti se fluksi i udhëtimeve të kryeparlamentares është lehtësisht i krahasueshëm me atë të ministrit të Jashtëm, ndërsa duket se pozicionet dhe fushëveprimi i Topallit dhe Bashës është “gërshetuar” përsa u takon angazhimeve në diplomaci.
Politika e jashtme
Rolin e posaçëm të kryeparlamentares në politikën e jashtme nuk përpiqet ta fshehë as vetë raporti i Kuvendit lidhur me përfundimin e sesionit të fundit parlamentar. “Kalendari i punës përfshiu vizita zyrtare të kryetares Topalli jashtë vendit, me ftesë të homologëve të saj dhe takimet me autoritetet më të larta në vendet respektive; vizita zyrtare të kryetarëve të parlamenteve në Tiranë me ftesë të kryetares Topalli; pjesëmarrjen e saj në konferenca, sesione dhe takime ndërkombëtare jashtë vendit, si “key speaker” dhe lektore në universitete, pjesëmarrjen e saj në konferenca e seminare rajonale e ndërkombëtare, tryeza të rrumbullakëta në Tiranë, një pjesë e mirë e të cilave organizuar nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zonjës Topalli, si dhe një seri e dendur takimesh me personalitete të larta të politikës, të së drejtës dhe fushave të ndryshme.
Në fokus të kësaj veprimtarie u vunë aktivizimi dhe forcimi i marrëdhënieve”, - shkruhet në këtë raport
integrimi në BE.
Duket se përveç ministrit të Jashtëm Basha, kryeparlamentarja ka konkurruar fuqishëm dhe axhendën e ministres së Integrimit. Në raportin e Kuvendit shprehet shkurt e saktë se “kjo veprimtari u karakterizua nga një axhendë e ngjeshur dhe dinamike në funksion të përcjelljes së vullnetit politik për ndërmarrjen e politikave të guximshme për përshpejtim të ecurisë së reformave dhe të proceseve integruese të vendit, të forcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërparlamentare me vendet e rajonit, me vendet anëtare të BE-së, me Parlamentin Europian, me vendet anëtare të NATO-s, me vendet e Gjirit e më gjerë në shërbim të prioriteteve: përshpejtimi i ratifikimit të MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, nxitja për marrjen nga Shqipëria të ftesës për në NATO, inkurajimi për ratifikimin sa më të shpejtë të protokollit për anëtarësim të plotë në këtë aleancë, liberalizimi i lëvizjes së lirë, mbështetje për statusin e pavarësi të Kosovës, lobing për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, etj.”, - shkruhet në raport.
Axhenda e rrugëtimeve të Topallit
28 shtator 2007 - Konferencë në Hungari
16 tetor 2007 - Vizitë zyrtare në Kanada
7 nëntor 2007 - Takime zyrtare në Bruksel
27 nëntor 2007 Vizitë zyrtare në Holandë
5 dhjetor 2007 - Vizitë zyrtare në Turqi
12 dhjetor 2007 - Vizitë në OKB, Nju Jork
20 dhjetor 2007 - Vizitë zyrtare në Maqedoni
16 janar 2008 - Vizitë zyrtare në Kuvajt
18 janar 2008 - Vizitë zyrtare në Bahrein
19 janar 2008 – Vizitë zyrtare në Katar
20 janar 2008 - Vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe
10 - 11 mars 2008 - Vizitë zyrtare në Letoni
7 prill 2008 - Vizitë zyrtare në Arabinë Saudite
22 -23 maj 2008 - Konferencë në Strasburg
26 maj 2008 – Vizitë zyrtare në Bruksel
9-10 korrik 2008 - Vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë
25 korrik 2008 - Konferencë në Itali
8 Gusht 2008