E Diel, 1 Nëntor 2026

Infrastruktura, shumë pak investime për rrugët turistike



Edhe pse infrastruktura konsiderohet si një prioritet i veçantë për strategjinë e turizmit për vitin 2008 parashikon një nivel modest investimesh në këtë sektor. Në këtë strategji vihet theksi vetëm në përmirësimin e dy rrugëve kritike në zonën veriore të vendit. Konkretisht synohet përmirësimi i afërisht 19 kilometrave rrugë që lidhin parkun e Lurës me rrugën kombëtare për të lejuar kalimin e makinave gjatë muajve aktivë të verës si dhe kompletimin e rrugës nga Shkodra në Theth për të lidhur rajonin e largët të veriut me pjesën tjetër të vendit për turizëm dhe tregti. Përsa i përket zonës jugore të vendit, strategjia e miratuar nga qeveria nuk parashikon asgjë. Në këtë strategji thuhet vetëm se kushtet aktuale të rrugës dhe mungesa e alternativave të transportit e bëjnë rajonin e jugut shumë të largët nga pjesa tjetër e vendit. Në një periudhë afatshkurtër do të ndihmojë vazhdimi i përmirësimeve të rrugës ndërmjet Vlorës dhe Sarandës. Ndërkohë strategjia përqendrohet gjithashtu në mirëmbajtjen e rrugëve dytësore kombëtare. Sipas kësaj strategjie, eksperiencat e turizmit të natyrës dhe kulturës nxjerrin në pah lëvizjen e vizitorëve me autobus, taksi, makina me qira në rrugët dytësore. Ndërsa Strategjia për turizmin i cilëson superstradat “sterile” në aspektin kulturor, synohet përmirësimi i rrugëve dytësore, ku si prioritare vlerësohet përmirësimi i rrugës turistike Këlcyrë-Berat.

8 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›