Ministria e Jashtme e vendit tonë përshëdenti sot ndalimin e veprimeve ushtarake në Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndeti sot, ndalimin e veprimeve ushtarake në Gaza, duke j'u bërë thirrje palëve për përmbajtje dhe zbatim të plotë të Rezolutës 1860 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në një deklaratë zyrtare të saj, "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen e saj se, rifillimi i bisedimeve mes palëve, do t'i shërbejë jo vetem ç'tensionimit të kësaj situate të vështirë, por edhe përpjekjeve për të arritur paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë".
...