E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junker kritikon Eurozonen

Duke u prononcuar për të përditshmen greke Kathimerini, kreu i eurogrupit, jean Claude Juncker ka shprehur kritika ndaj Eurozonës mbi atë çka bërë mbi krizën greke. Sipas Juncker, eurozona është përqëndruar kryesisht në ndihmën e saj ndaj Athinës vetëm mbi llogaritë publike duke injoruar cështjen më jetësore rritjen ekonomike. Plani për rilancimin Ekonomik të Greqisë sipas Juncker nuk është i mjaftueshëm. Në intervistën e tij dhënë për gazetën helene, kreu i ministrave europianë të financave shprehet kritik kur thotë se “kemi menduar vetëm për pastrimin e llogarive publike, pa i dhënë Athinës zgjidhjet alternative apo duke ua lënë grekëve mundësitë e tjera”. Sipas Juncker do të ishte më e logjikshme t’i jepej më hapësirë që nga fillimi rritjes ekonomike për ta ndihmuar atë në daljen nga kriza tashmë pesë vjecare. Më tej ai ka vijur intervistën e tij për Kathimerinin, duke thënë se “Jemi treguar të jo fleksibel kundrejt rishëndoshjes së financave por akoma më të dobët përsa i takon parametrit tjetër më të rëdësishëm, që është ai i rritjes. Juncker ka shprehur keqardhjen e tij për përkeqësimin e kushteve të jetesës së grekëve. Ata nuk kanë një perspektivë pozitive thotë Juncker duke iu referuar shkurtimit dhe uljes së përfitimeve sociale. Për të rimëkëmbur shoqërinë greke ne duhet të bëjmë diçka më shumë dhe jo të përsërisim çdo ditë të njëjtin mesazh. Ndër të tjera Juncker shprehet kritik edhe ndaj sjelljeve populiste të disa politikanëve gjermanë lidhur me krizën e Greqisë. Ai thotë se disa politikanë dhe pjesa më e madhe e opinionit publik në Gjermani fajësojnë Greqinëm, duke u shprehur se duhet të paguajmë çmimin për gabimet e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›