Kukës, viti i ri akademik nis me dy turne

Në këtë filial kanë nisur sot vitin shkollor 250 studentë të rinj. Drejtori i këtij filiali, Mexhit Hajdari, në fjalën e tij theksoi se "tashmë niveli i mësimdhënies është bashkëkohor dhe një garanci për suksesin e studentëve".
Ai premtoi se stafi pedagogjik i Tiranës dhe i Kukësit do të jenë kurdoherë pranë studentëve për t’i pajisur ata me aftësi profesionale e shkencore sipas kërkesave të kohës. Sipas tij, "janë përmirësuar kushtet e mësimit janë ngritur kabinetet e Informatikës dhe biblioteka". Po ashtu, është mundësuar për herë të parë akomodimi i vajzave studente në konvikt.
Procesi mësimor edhe gjatë këtij viti akademik do të vazhdojë me dy turne. Veç godinës së universitetit do të shfrytëzohen edhe mjediset e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina" dhe mjediset e një kati të spitalit infektiv të qytetit. Filiali i Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit u çel 4 vjet më parë, ndërsa tani ka 3 degë, Administrim Biznesi, Gjuha Angleze dhe Infermieria.
Për herë të parë me përfundimin e vitit të kaluar akademik, prej këtij filiali janë diplomuar në të 3 degët 33 studentët e parë. Gjatë këtij viti akademik filialin e Kukësit e ndjekin mbi 700 studentë, nga zona të ndryshme të vendit, prej të cilëve 250 studentë në vitin e parë, 100 në degën administrim biznes, 100 në degën e infermierisë dhe 50 në degën e gjuhës angleze. /Start/
2011-10-10 11:39