Kryeparlamentarja, lobing për shtimin e grave në politikë
Kryetarja e Kuvendit ka çelur dje fushatën promovuese për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje dhe në politikë. Në takim kanë marrë pjesë gratë e suksesshme biznesmene, pedagoge në fushën e ekonomisë dhe anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Tema e takimit ka qenë "Rritja e rolit të gruas në jetën politike të vendit dhe në instancat vendimmarrëse", qëllimi i të cilit ka qenë shkëmbimi i ideve dhe qëndrimeve për një komunikim më efikas të grave në biznes e në aktivitete tregtare, me politikën në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se ka zgjedhur posaçërisht këtë takim me gra, lidere në biznes, për të vijuar në vitin 2009 fushatën kombëtare sensibilizuese, në mbrojtje të të drejtave të grave. Duke shpjeguar rolin e Kuvendit në përmirësimin e legjislacionit, klimës ekonomike dhe biznesit në vend, Topalli garantoi pjesëmarrëset, se zyrat e Parlamentit dhe komisioneve do të jenë gjithmonë të hapura për to. Ndërsa
drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filloreta Faber, ka falënderuar Topallin për takimin e parë të këtij lloji me gratë biznesmene, si dhe ka vlerësuar angazhimin e gatishmërinë e saj në mbrojtje të grave.
drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filloreta Faber, ka falënderuar Topallin për takimin e parë të këtij lloji me gratë biznesmene, si dhe ka vlerësuar angazhimin e gatishmërinë e saj në mbrojtje të grave.