Pronat, plani që zgjidh çështjen
Një ditë pas takimit me Presidentin e Republikës, zbardhen edhe kërkesat e ish-pronarëve. të cilat i janë bërë të ditur përveç kreut të shtetit, edhe qeverisë. Ish-pronarët, nëpërmjet kryetarit të shoqatës kombëtare "Pronësi me Drejtësi", Rrapo Danushi, kanë paraqitur 12 pikat e tyre, realizimi i të cilave, sipas zgjidh në mënyrë të drejtë problemin e pronës në Shqipëri. Në pikën e parë, ish-pronarët theksojnë se, zgjidhja e problemit të pronës duhet bërë në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian dhe me detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë, të pranohet me ligj si detyrim i shtetit. Së dyti, ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi. Së treti, qeveria me instrumentet e saj duhet të ndajë dhe të dallojë se cilat janë pronat ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë dhe cilat janë pronat që shteti i diktaturës ua grabiti pronarëve të ligjshëm e që duhet t‘u kthehen fizikisht të zotëve. Së katërti, në pronat që duhen kompensuar, qeveria të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991, ose që edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e përfituara padrejtësisht pas vitit 1991 nga politikanët e klanet e tyre. Së pesti, qeverisë t‘i përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t‘i bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm, kthim fizik, pavarësisht nga zëri kadastral dhe jo kthim i pjesshëm, vetëm trashëgimtarit që jeton në fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes. Faza e kthimit me ndihmën e shoqatës sonë, të shoqatës "AK Bregdeti" dhe të komunitetit të pronarëve të çdo fshati, nëse do të ketë vullnet politik, mund të realizohet brenda pak javëve. Së gjashti, të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet me të cilat drejtuesit e institucioneve shtetërore, pas vitit 1991, e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë. Së shtati, pronarëve të ligjshëm t‘u kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara nga pushtetarët sipas interesave klanore. Së teti, ç‘dëmtim, ose sipas rastit vlerësim dhe detyrim financiar, personave të tretë, që gjatë këtyre viteve i kanë përfituar padrejtësisht dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve të ligjshëm. Së nënti, pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit. Së dhjeti, kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që përbëjnë mbi 52% të pronës. Së njëmbëdhjeti, hartat e tokave të lira dhe hartat e çmimeve, fondi për kompensim etj., janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit dhe mund të bëhen pas përfundimit të kthimit dhe në pikën e fundit, të dymbëdhjetën, ish-pronarët kërkojnë që kompensimi të parashikohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi. Këto nuk përbëjnë asnjë problem, sepse janë pak. Shteti është pronar i ligjshëm për 52% të pronave dhe nëse kjo pasuri do të çlirohet nga grabitja e organizuar prej politikanëve, qeverisë aktuale i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë nevojat reale për kompensim, pa krijuar deficite financiare për të cilat i gjithë buxheti i shtetit nuk mjafton për disa qindra breza.
12 pikat e ish-pronarëve
1. Zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës në përputhje me kërkesat e KE-së e me detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë të pranohet me ligj si detyrimi i shtetit.
2. Ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi.
3. Qeveria me instrumentet e saj duhet të ndajë dhe të dallojë se cilat janë pronat ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë dhe cilat janë pronat që shteti i diktaturës u grabiti pronarëve të ligjshëm.
4. Në pronat që duhen kompensuar, qeveria duhet të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991, ose edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit.
5. Qeverisë t‘i përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t‘i bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm kthim i plotë dhe jo të pjesshëm vetëm trashëgimtarit që jeton në fshat.
6. Të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet me të cilat drejtuesit e institucioneve shtetërore, pas vitit ‘91, e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.
7. Pronarëve të ligjshëm t‘u kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara nga pushtetarët sipas interesave klanore.
8. Zhdëmtim, ose sipas rastit vlerësim dhe detyrim financiar, personave të tretë, që gjatë këtyre viteve i kanë përfituar padrejtësisht dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve të ligjshëm.
9. Pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit.
10. Kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që përbëjnë mbi 52% të pronës.
11. Hartat e tokave të lira dhe hartat e çmimeve, fondi për kompensim etj., janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit dhe mund të bëhen vetëm pas përfundimit të kthimit.
12. Kompensimi të parashikohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi.
Godo: Nuk ka integrim në BE pa
zgjidhjen e çështjes së pronave
Dashamir Shehi përkrah angazhimin e Topit para ish-pronarëve
Erjon Ajazi
Presidenti i nderit i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, ka kërkuar nga qeveria që të mendojë seriozisht për zgjidhjen e çështjes së pronës. Sipas Godos, Bashkimi Evropian ka vendosur si kusht zgjidhjen e pronës, por pala shqiptare e ka lënë përgjysmë këtë çështje. "Ky handikap do të frenojë sërish rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian", shprehet Godo, duke shtuar se çështja e pronave në Shqipëri kërkon një vullnet të fortë politik për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme.
"Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht zgjidhjen e çështjes së pronës, ndërsa ne i kemi bërë asaj një zgjidhje gjysmake, sa për t‘u thënë shqiptarëve dhe Evropës që ky problem është zgjidhur, por në të vërtetë nuk është bërë ndonjë gjë në themel", tha veterani i politikës shqiptare. Republikanët bëjnë me dije se zgjidhja përfundimtare është të shkojë prona tek i zoti. Si "avokatët" e pronarëve, republikanët pohojnë se të gjitha nismat për zgjidhjen e çështjes në fjalë, duhet të jenë në përputhje me përcaktimin e qartë që është bërë në Kushtetutë.
Godo propozon idenë që Këshilli i Ministrave të fuqizojë sa më shumë Agjencinë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, me qëllim që të shmangen sa më shumë proceset e tejzgjatura gjyqësore. "Gjykata duhet të mbetet, por nëse kjo do të kalojë në kompetencë vetëm të gjyqësorit, atëherë shqiptarët do të hyjnë në një sherr pa fund. Pa zgjidhur ndonjë gjë, sepse një çështje në gjykatë, një gjë e vogël fare mund të zgjasë 20 vjet", tha ai. Sipas Godos, reforma më e mirë do të ishte që AKKP-ja, e ngritur për kthimin e pronave, të ketë të centralizuar në duart e veta këtë problem dhe të mbajë ajo përgjegjësi për kthimin e pronës. Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave konsiderohet nga republikanët si një ligj i paplotë, sepse ngrihet në bazën e ligjeve të tjera, që nuk kanë vënë në vend të drejtën e njohjes së pronës private konform Kushtetutës dhe standardeve evropiane. Sipas Godos, ligjet që janë bërë nuk e kanë bazën e duhur dhe prandaj nuk funksionojnë, veçanërisht ligji i kompensimeve që ka ardhur si një produkt i trurit, që është bërë në zyrë dhe jo nga një njohje e vërtetë e terrenit. E thënë ndryshe, askush nuk di aktualisht në Shqipëri të tregojë se sa janë pronarët që duhen kompensuar, për çfarë sipërfaqeje bëhet fjalë dhe cila është vlera e saj. Pa një studim të tillë, është e vështirë të pranohet një ligj mbi kompensimet dhe të funksionojë. Dihet se ky ligj nuk është shoqëruar me një faturë financiare, ndërsa kjo ka efekte financiare, ka të bëjë me buxhetin dhe që këtu fillon ngatërresa. Nga përllogaritjet e bëra, duhet shumë kohë për kompensimin e pronarëve.
Për Presidentin
Politikanët Dashamir Shehi dhe Sabri Godo pozicionohen në krahun e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për çështjen e pronave. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kërkon që "Partia Demokratike të mos bëjë presion për pronat, por të hapë rrugën e zgjidhjes sa më të drejtë të këtij problemi". Nga ana tjetër, Sabri Godo kërkon që fenomeni "pronat" të mos lihet përgjysmë nga qeveria. "Roli kryesor i përket Parlamentit dhe qeverisë, por ai do të shfrytëzojë gjithë autoritetin e tij për këtë çështje. Presidenti është në dijeni të të gjitha shkeljeve dhe abuzimeve me pronat", pohon Godo.
Partia Republikane kërkon nga qeveria zgjidhjen e çështjes së kthimit të pronave te pronarët e tyre. "Duhet patjetër kthimi pa vonesë i pronave te pronari i ligjshëm. Me anë të kësaj kërkese, agjencia kombëtare e kthimit dhe kompensimit të pronave do të marrë autoritet të drejtpërdrejtë mbi të gjitha pronat që janë në Shqipëri dhe ato që janë të institucioneve shtetërore, të cilat grabiten, ose lihen në mëshirë të fatit", u shpreh Godo. Presidenti i nderit të PR-së kërkoi që drejtësia të veprojë dhe të mos kthehet në një mekanizëm politik interesash dhe koniunkturash që nuk u intereson e vërteta. Nga ana tjetër, pronarët e cilësojnë ligjin aktual mbi pronësinë si një ligj që po bllokon kthimin e pronave tek i zoti. Kjo është edhe arsyeja që ish-pronarët kërkojnë shfuqizimin e tij. Ata e cilësojnë zëvendësimin e Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në një agjenci qeveritare, si një tjetër regres.