E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepeshkopi Janullatos uron per Pashkët

TIRANE- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Janullatos, ka uruar gjithe besimtaret per Festen e Pashkeve nepermjet nje mesazhi.
"Një mesazh tronditës mbizotëron në të kremten e sotme. I thjeshtë dhe plot kuptim: Krishti u ngjall! Dhe kumbon për dyzet ditë në mbarë botën orthodhokse. Bëhet fjalë për një siguri në të cilën Kisha mbështetet. Krishti u ngjall dhe bashkë me Të u ngjall natyra njerëzore që Ai mori", thuhet me mesazh.
"Vëllezërit e mi, le të gëzojmë Pashkën e sivjetshme, duke i kërkuar Zotit të Ngjallur të fuqizojë besimin tonë në Ngjalljen e Tij dhe të përforcojë mentalitetin tonë ngjallësor", theksohet ne mesazh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›