Bregdeti i Semanit “i pushtuar” nga bunkerët
FIER- Plazhi i Semanit është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për mungesën e kushteve të përshtatshme ndaj pushuesve. Rreth 50 bunkerë të pranishëm në bregdetin e Semanit, jo vetëm zvogëlojnë hapsirën e tij por ofrojnë një imazh aspak të pëlqyeshëm në këtë prag sezoni veror.
Kohë më parë, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me komunën e Topojës nisën aksionin e largimit të bunkerëve. Aksioni nisi me nxjerrjen e tyre nga uji dhe grumbullimin e tyre në breg ku edhe vazhdojnë të jenë prej muajsh.
Baticat e detit i kanë afruar përsëri bunkerët në ujë duke krijuar vështirësi për largimin e tyre. Për këtë arsye, sipas inxhinierit Genci Pina pritet që javën e ardhshme të kryhet një tjetër studim i zonës në mënyrë që ky bregdet të jetë gati për sezonin e ri turistik.
(e.n/News24/BalkanWeb)