E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeplakut të Radhimës i grabitin 104 mijë euro pranga 2 hajdutëve

VLORE-Grabitet kryeplaku i fshatit Radhimë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa tre persona kanë mundur të hyjnë në banesën e 60 vjecarit M.Lagji duke vjedhur shumën 105 mijë euro.

Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur asnjë nga familjarët nuk ka qenë në shtëpi, për të vjedhur shumën e mësipërme. Sipas policisë, tashmë janë vënë në pranga 20 vjecari Kuleman Havari dhe 17 vjecari Enea Dyrmishaj, si autorë të vjedhjes.
Ndërsa është shpallur në kërkim 25 vjecari Beant Kapo. Të tre grabitësit janë banorë të fshatit Radhimë. Uniformat blu tashmë kanë sekuestruar vetëm 42 mijë euro nga shuma e parave të vjedhura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›