E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perceptimi pozitiv per Shqiperine, fryt i progresit te realizuar

Ambasadori italian ne Tirane, Saba D'Elia, ne nje interviste ekskluzive per "Koha jone"

Ju jeni prej nje viti ne krye te misionit diplomatik italian ne Shqiperi. Cila eshte pershtypja juaj lidhur me realitetin shqiptar?

Ne fakt pikerisht ne keto dite mbusha vitin tim te pare ne cilesine e Ambasadorit Italian ne Shqiperi dhe mund t'ju them se bilancet e kesaj periudhe te pare jane me se pozitive. Sic e kam theksuar shpesh here, ne pervojen time te gjate dhe te larmishme jashte vendit nuk kam pare asnjehere nje afersi kaq te ngushte si ne rastin e Shqiperise dhe te Italise. Ketu ne Shqiperi u ndjeva menjehere shume rehat, si ne shtepine time, pikerisht per ndjenjen shume te forte te miqesise qe lidh dy popujt tane, per njohjen shume te perhapur te gjuhes italiane dhe -me lejoni nje shmangie te vogel- per traditen gastronomike te shkelqyer te Vendit. Kjo lidhje kaq intensive zhvillohet 360 grade dhe gjen ne miqesine midis dy popujve tane nje terren per t'u pasuruar me tej. Lidhjet midis dy shoqerive tona civile jane vecanerisht te ngushta fale pranise ne Itali te nje komuniteti shqiptar te gjere - 420 mije vete sipas te dhenave te fundit te Caritas-it- qe, sic e tha dhe vete Kryetari i Dhomes se Deputeteve Fini gjate vizites se tij ketu ne Tirane, nuk perfaqeson me prej kohesh burim shqetesimi, por eshte kthyer ne nje force pozitive dhe te integruar ne vendin tone.

Cilat jane vleresimet tuaja mbi reformat e ndermarra nga Qeveria me qellim permbushjen e standardeve te parashikuara?

Sigurisht Italia bashkendan opinionet e shprehura ne raste te ndryshme si nga Bashkimi Evropian ashtu dhe nga partneret e tjere miq te Shqiperise lidhur me progreset e bera nga dhe vleresimet pozitive te fundit te Transparency International dhe te Bankes Boterore. vendi. Tirana ka bere nje hop perpara ne vitet e fundit dhe ne kete drejtim duhen lexuar Nga ana tjeter, reformat e ndermarra, shpeshhere ne nje optike te pjekur bipartizan, i siguruan Tiranes ftesen per te hyre ne Aleancen Atlantike. Tani Tirana duhet te perqendroje perpjekjet e veta ne rrugen e afrimit drejt familjes se madhe evropiane dhe hovi me te cilin vendi ka ndermarre kete rruge nuk duhet te dobesohet. Rruga nuk do te jete pa pengesa dhe te papritura, por jam i sigurt se Shqiperia do te dije te permbushe gjithcka nevojitet per te hyre me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Ne kete kendveshtrim, eshte thelbesore qe Vendi te vazhdoje te punoje per proceset e transformimeve me te thella dhe afatgjata dhe natyrisht, ne planin praktik, do te kete rendesi te vecante zhvillimi ne 2009 i zgjedhjeve politike ne nje vije me standardet nderkombetare te korrektesise dhe transparences.

Eshte e tepert t'u kujtojme lexuesve se Italia ben tifo per Shqiperine mike dhe se do te gjeje tek ajo nje mbeshtetese te bindur. Por nuk duhet harruar se burimet dhe entuziazmi per te arritur rezultatet e deshiruara duhet te lindin dhe te rriten ketu ne Shqiperi.

Marredhenia e Shqiperise me Italine ka kaluar nga ndihma tek partnershipi. Z. Ambasador, cilat jane vleresimet tuaja per kete evolucion?

Sic e thashe, ne keto vite, perceptimi per Shqiperine ka ndryshuar plotesisht ne drejtim pozitiv dhe ky ndryshim ne opinionin publik, jo vetem italian por edhe evropian, eshte fryt i progresit te prekshem te realizuar nga Vendi.

Italia ka kontribuar ne menyre energjike per permiresimin social-ekonomik te Shqiperise dhe ende po ben shume. Mjaft te mendojme per veprimtarine intensive te Bashkepunimit per Zhvillim: vetem Ministria e Puneve te Jashtme italiane ka dhene me teper se 650 milione euro nga 1991 deri me sot. Ndihma ka qene e ndjeshme ne momentet e veshtira. E kam fjalen per fillimet dhe fundin e viteve '90, kur ndihmat dhe nderhyrjet ishin kryesisht emergjente. Mendoj per shembull per realizimin e ures mbi lumin Mat apo ndertimin e impiantit te Bovilles qe furnizon me uje te pijshem nje pjese te mire te kryeqytetit.

Gradualisht u kalua pastaj ne nderhyrje gjithnje e me te artikuluara, per forcimin institucional dhe drejt sektoreve me komplekse -si ai energjetik- ne kuader te nje dialogu te vazhdueshem nderinstitucional me partneret e ndryshem shqiptare. Me rastin e vizites se ardhshme te Ministrit Frattini do te filloje programi i mbeshtetjes se Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme shqiptare, qe eshte themelor per te krijuar nje partnership midis sektorit privat, ne aspektin financiar, dhe institucioneve.

Nga keto shembuj te shkurter mund te prekim lehtesisht me dore rrezen e gjere te nderhyrjes italiane dhe evolucionin e saj ne kohe. Krahas ketij aksioni, ekzistojne dhe aktivitetet e Rajoneve italiane, me Puljan ne radhe te pare, dhe te OJQ dhe me ne teresi te shoqerise civile italiane, te cilat plotesojne nje kuader jashtezakonisht te pasur te veprimit italian.

Shqiperia shikon drejt Italise si nje vend me te cilin ka tradicionalisht marredhenie speciale. Versanti ekonomiko-tregtar eshte qendror ne kete kuader. Cilat jane perspektivat e marredhenies ekonomike dypaleshe?

Avantazhet e krahasuara te ofruara nga tregu shqiptar ndaj investitoreve italiane - ne vecanti afersia gjeografike, perhapja e gjere e gjuhes italiane tek popullsia shqiptare, kostoja shume konkurruese e forces se punes - kane ndihmuar nder vite Italine te fitoje vendin e pare ne raportet tregtare dypaleshe te Shqiperise.

Italia eshte ne fakt partneri i pare tregtar i Shqiperise, me nje kuote prej 35% te tere vellimit tregtar shqiptar dhe ne sektorin e investimeve ze vendin e pare per numrin e ndermarrjeve me kapital me pjesemarrje italiane (51,1%, rreth 400).

Bashkepunimi i ardhshem ekonomik dhe tregtar midis Shqiperise dhe Italise do te kete si objektiv konsolidimin e partnershipit ekonomik, reciprokisht plotesues dhe fitimprures per te dyja vendet. Krahas sektoreve tradicionale te investimeve te ndermarrjeve te vogla italiane ne Shqiperi (ai i ndertimit, tekstil dhe i kepuceve, tregtise, sherbimeve dhe agro-ushqimor) po paraqiten ne kete treg grupe industriale me dimensione te medha dhe te mesme, te terhequr nga perspektivat e ofruara nga sektoret kyc te zhvillimit ekonomik si energjia, infrastruktura, ndertimi dhe turizmi. Sistemi sipermarres italian eshte i gatshem te shfrytezoje potencialet e jashtezakonshme qe ofron tregu shqiptar, me bindjen se tradita qe na lidh me kete popull dhe me kete Vend perbejne nje pasuri te rralle per te vazhduar t'i japim jete nje partnershipi te qendrueshem dhe te frytshem.

Se shpejti do te lidhet Marreveshja per Parkun Industrial te Koplikut. Sipas jush, influencon fakti se Qeveria shqiptare ka krijuar kushtet per terheqjen dhe rritjen e investimeve te huaja, ne vecanti te atyre italiane?

Firmosja e kontrates se Parkut Industrial te Koplikut, qe do te behet ne prani te Ministrit italian te Puneve te Jashtme Frattini me rastin e vizites se tij ne Shqiperi me 27 tetor, do te jete deshmi e vecantise se marredhenies dypaleshe italo-shqiptare. Projekti i Koplikut eshte promovuar ne fakt nga Shoqata e Sipermarresve Italiane qe Operojne ne Shqiperi (AIIOA) me synimin per t'iu pergjigjur kerkeses se shume operatoreve nderkombetare, per te patur nje qender industriale per t'i pritur dhe per t'u ofruar sherbime dhe logjistike per te shfrytezuar me se miri oportunitetet e medha qe ofron ne keto momente tregu shqiptar.

Angazhimi i madh ne keto vitet e fundit nga ana e Qeverise shqiptare per te krijuar kushte me te mira per investimet e huaja ne vend, gjen tek strategjia e krijimit te parqeve industriale si ai i Koplikut nje nga shembujt e tij me konkrete: dhe ndermarrjet italiane do te jene te gatshme ta kapin kete mundesi, duke konfirmuar lidhjen e jashtezakonshme qe mbi te gjitha, ne sektorin tregtar dhe industrial bashkon dy vendet tona.

Fillimi i Festivalit Italian ne Shqiperi perfaqeson nje vemendje me te madhe per terheqjen dhe rritjen e investimeve ne Shqiperi?

Festivali Italian eshte i pari eveniment promocional qe mbahet ne Shqiperi. Do te preke jo vetem aspektin e afrimit kulturor italo-shqiptar, por para se gjithash dimensionin tregtar.

Objektivi qe ka Instituti per Tregtine e Jashtme (ICE) eshte te katalizoje kuriozitetin e konsumatoreve dhe interesin e operatoreve lokale drejt produkteve italiane, tashme shume te vleresuara ketu ne Shqiperi. Deshirohet gjithashtu te terhiqet vemendja e sipermarrjes italiane mbi mundesite e shumefishta te investimeve ne vend, fale percjelljes se informacionit te duhur.

Festivali do te nxise per nje periudhe prej te pakten dy javesh -fale bashkepunimit te Rajoneve italiane, organizatave sektoriale, Konsorciumeve dhe kooperativave- kuriozitetin e konsumatoreve dhe interesin e operatoreve ekonomike ndaj sektoreve agroushqimor dhe restoranteve; kosmetikes dhe parfumerise, si dhe te ndertimit dhe hotelerise.

Nje rendesi e vecante do t'i jepet sektorit te kozmetikes. Objektivi eshte te mbroje ne radhe te pare konsumatorin, duke e informuar ne menyre korrekte dhe duke e orientuar keshtu drejt produkteve cilesore dhe te sigurta per shendetin.

Se shpejti do te vizitoje kryeqytetin Ministri i Puneve te Jashtme Zoti Franco Frattini. Eshte parashikuar me kete rast nje hap i metejshem ne procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare?

Dialogu special ne nivel politik, ekonomik dhe kulturor midis dy Vendeve tona karakterizohet nga vizitat shume te shpeshta te personaliteteve te kalibrit me te larte institucional. Kujtoj ketu per shembull viziten e Kryeministrit Prodi. Ne muajin shtator erdhi ne Tirane Kryetari i Dhomes se Deputeteve italiane, Gianfranco Fini dhe nuk perjashtoj qe ne te ardhmen e afert te vije ne vizite ketu dhe Kryeministri Berlusconi. Pikerisht ne keto dite Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi eshte ne vizite zyrtare ne Itali dhe mbas pak ditesh do te vije ne Shqiperi Ministri yne i Jashtem Franco Frattini, i cili do te takoje, pervec Kryeministrit Sali Berisha dhe homologut te tij Lulzim Basha, edhe Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Behet fjale per nje vizite te pritur dhe me rendesi te madhe politike per marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Italise, qe do te ofroje mundesine e diskutimit se bashku me miqte shqiptare te dosjeve kryesore me interes te perbashket, si ne fushen nderkombetare ashtu edhe ne planin dypalesh.

Per sa i perket liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, sic ju e dini nga 1 janari ka hyre ne fuqi Marreveshja midis Bashkimit Evropian dhe Shqiperise per lehtesimin e vizave. Zbatimi i kesaj marreveshjeje, se bashku me ate te ripranimit midis BE dhe Shqiperise si dhe reformat qe autoritetet shqiptare duhet te marrin ne baze te "road map" dorezuar ne muajin qershor nga Komisioni Evropian, perbejne rrugen qe do te coje drejt liberalizimit te vizave. Por ky rezultat nuk varet vetem nga BE dhe nga Anetaret e saj te vecante. Varet ne radhe te pare dhe mbi te gjitha nga Shqiperia, e cila duhet te tregoje se di te realizoje reformat ne vend dhe te arrije standardet e kerkuara nga strukturat komunitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›