“Kryeprokurori ikën nëse do të hetohet nga vartësit”
Prokurori i Përgjithshëm largohet nga detyra nëse ndaj tij vendoset fillimi i hetimit dhe ngritja e akuzës.
Fatos Mahmutaj
Sipas projektligjit të ri të Ministrisë së Drejtësisë, edhe kryeprokurori i vendit do të hetohet nga prokurorët e thjeshtë, por në rast se ndodh kjo, titullari i organit të akuzës duhet të largohet nga detyra për të dalë nga konflikti i interesit. Kjo është një nga pikat e projektligjit të ri për Prokurorinë, që parashikon largimin e titullarit nga detyra në rast të ngritjes së akuzës ndaj tij në mënyrë që do të mos ndikojë tek vartësit. “Janë shumë çështje që pritet të sqarojë ligji i ri për Prokurorinë. Më se 10 çështje”. Enkelejd Alibeaj, ministri i Drejtësisë, komentoi dje në një prononcim për mediat pikat më të debatueshme të këtij drafti që pritet të bëhet ligj së shpejti. Ndër pikat më kryesore, sipas tij, është përcaktimi i saktë i hierarkisë së organit të akuzës. “Saktësohen marrëdhëniet midis drejtuesve dhe prokurorëve përkatës të nivelit të parë, të dytë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Përkufizohen marrëdhëniet midis këtyre prokurorëve duke përcaktuar që marrëdhëniet mes tyre do të jenë të bazuara në ligj dhe në parimin që të zbatohet gjithçka e ligjshme dhe asgjë e paligjshme. Do të ndërhyhet në çështjen e konfliktit të interesit”, tha Alibeaj, i cili pohoi më tej se si çdo administrator, si çdo i besuar i publikut që administron faktet e publikut, edhe prokurorët nuk bëjnë përjashtim. Por sipas ministrit, jo për faj të tyre, por për rrethana të tjera, prokurorët mund të bien në konflikt interesi. “Është miratuar ligji për konfliktin interesit në administratë, do të duhet që edhe ky segment i shtetit, pra sistemi i Prokurorisë të dalë jashtë konfliktit të interesit, pra janë bërë pikërisht ndërhyrje të tilla. Do të rregullohen marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, duke ruajtur në thelb çështjen e pavarësisë së sistemit”, vijoi ministri, duke argumentuar se ky sistem i pavarur është sistem i cili nuk është hulumtuar, që do të thotë se marrëdhëniet midis Prokurorisë dhe publikut kërkojnë domosdoshmërisht një mekanizëm që këtë sistem të përgjegjshëm dhe llogaridhënës ta bëjë efektiv. Ndërsa duke komentuar dallimet që janë bërë në disa raste, kur prokurorët dihet që gëzojnë imunitet, ministri u përgjigj se ky dallim është bërë në Kushtetutën e vitit 1998. “Nenet 148 dhe 149 të Kushtetutës nuk parashikojnë në asnjë nga termat gramatikore, elemente imunitarë dhe ky është një detyrim jo vetëm kushtetues, por i prononcuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë sa herë ka bërë interpretime të dispozitave, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e imunitetit, ka sqaruar këtë gjë mes të tjerash. Atë çfarë Kushtetuta ka thënë, askush tjetër nuk mund ta ngushtojë apo zgjerojë”, tha Alibeaj. I pyetur se kush mund ta fillojë ndjekjen penale ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, ministri u përgjigj: “Ai individ, ai autoritet, i cili fillon çështjen penale ndaj të gjithë institucioneve dhe organeve të tjera, do të jetë një prokuror i këtij vendi, i cili do të hetojë këdo, qoftë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, nëse ndodhin dhe ekzistojnë rekuizitat dhe premisat, shkaqet dhe momenti”. Ndërsa në lidhje me ndryshimet që parashikojnë ulja e pagës së prokurorëve, çka bie ndesh me ligjet për pushtetin gjyqësor, ku thuhet se punonjësit e drejtësisë s’mund të kenë ulje përfitimesh, ministri tha: “Duke u nisur nga fakti që sistemi i drejtësisë operon si një triadë, mes gjyqtarëve, të cilët janë pala ‘superpartes’, prokurorëve dhe avokatëve, ku gjyqtarët do të jenë mbi palët dhe ekudistancë mbi to, qoftë edhe për simbolike, paga e kryetarit të Gjykatës së Lartë do të jetë jo e arritshme për secilin nga këto dy palë”.
projektligji per prokurorine
Hiqet imuniteti i prokurorëve Ministria e Drejtësisë ka dy anëtarë me të drejtë vote në Këshillin e Prokurorisë Hiqet e drejta e votës për përfaqësuesin e Presidencës në Këshillin e Prokurorisë Ulet paga e Prokurorit të Përgjithshëm Kryeprokurori shkarkohet me njoftimin e akuzës që të mos ndikojë te vartësit e tij që e hetojnë Prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit pezullohen me fillimin e procedimit penal Prokurorët shkarkohen pas regjistrimit të procedimit penal Transferimi i Prokurorëve në detyrë bëhet vetëm me marrjen e pëlqimit prej tyre
SHBA kundër ligjit për Prokurorinë
Në takimin e zhvilluar më 31 korrik në ambasadën amerikane në Tiranë me përfaqësues të medias, diplomati i qeverisë së SHBA-së ka shprehur shqetësimin në lidhje me përplasjen e ekzekutivit dhe organit të lartë të akuzës shqiptare. Konflikti me kryeprokuroren Ina Rama shihet dhe në mënyrën e hartimit të një projektligji të ri “Për funksionimin e organit të lartë të akuzës”, duke e vënë nën ndikimin e qeverisë. Në axhendën e Kuvendit në sesionin e ardhshëm të vjeshtës, parashikohet shqyrtimi i këtij projektligji, që do të shoqërohet me ulje të rolit të Prokurores së Përgjithshme dhe dobësim të vendimmarrjes së saj. Lidhur me Prokurorinë e Përgjithshme përveç shqetësimeve publike, që ka shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, shikohet me shqetësim fakti, që Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim poshtërues ndaj prokurores, kur ajo është paraqitur të raportojë dhe ky konsiderohet sinjal i keq në Uashington. Pas kësaj ngjarjeje, diplomati amerikan ka bërë të ditur se janë shtuar përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë dhe atë të votimit në zgjedhje. “Me gjithë progresin e jashtëzakonshëm politik dhe të reformave para dhe pas samitit të Bukureshtit, pas Gërdecit, qeveria po kërkon të kontrollojë dhe të kufizojë Prokurorinë, KLD-në, Shërbimin Sekret, Gjykatën e Lartë, e aq më keq që të sulmojnë edhe OSBE-në”, mësohet të jetë thënë në këtë takim të zhvilluar më datën 31 korrik.
Prokurorët: Nuk kemi aq imunitet për të na hequr
TIRANE – Prokurorët duket se i kanë ndjekur me vëmendje diskutimet dhe debatet e fundit publike mbi projektligjin që Ministria e Drejtësisë ka përgatitur për ndryshimet në organin e akuzës. Përfaqësuesit e akuzës konfirmojnë se asnjërit prej tyre nuk i është kërkuar mendim për ndryshimet në ligj. “Nuk kemi asnjë dijeni për përmbajtjen e projektligjit, por me aq sa kemi mësuar në media, ka disa pika shqetësuese”, thonë prokurorët. Ata pohojnë se, në fakt imuniteti që gëzojnë është krejt formal dhe simbolik për t’u hequr. “Prokurori gëzon imunitet simbolik. Imuniteti është vendosur në ligjin aktual për ta mbrojtur prokurorin nga incidentet e rrugës ku mund të ndalohet apo të arrestohet, por nëse ka të dhëna bindëse për implikimin në ndonjë vepër penale, Prokurori i Përgjithshëm mund të japë pëlqimin për arrestimin. Nuk ka asnjë rast që imuniteti i prokurorëve të jetë bërë pengesë për ndjekjen e tyre penale, qoftë edhe për arrestimin. Imuniteti ynë është simbolik krahasuar me imunitetet e tjera, ndaj ndërhyrja në ligj për heqjen e tij është e padrejtë”, pohojnë prokurorët. Ata thonë se imuniteti i tyre, që pritet të hiqet nëse miratohet projektligji i Ministrisë së Drejtësisë, është më i thjeshti nga imunitetet e tjera si ato që gëzojnë gjyqtarët apo deputetët, për heqjen e të cilave parashikohen procedura më të gjata dhe më të ndërlikuara. Sipas prokurorëve, edhe ndryshimet në statusin kushtetues të Prokurorisë janë pa vend, pasi Ekzekutivi ka në varësi Policinë Gjyqësore, e cila bën hetimet dhe nëpërmjet saj mund t’i japë ritëm luftës kundër kriminalitetit, pa cenuar pavarësinë e Prokurorisë. t.s
Prokuroria, Bumçi: Jo vota mjerane, duhet konsensus
Ligji i ri “Për Prokurorinë e Përgjithshme” nuk do të votohet me vota mjerane, por me konsensusin e opozitës. Ky është qëndrimi që mbajti dje ish-ministri i Drejtësisë, deputeti demokrat, Aldo Bumçi, në lidhje me mënyrën e miratimit të draftit të ri për mënyrën e funksionimit të Prokurorisë së Përgjithshme. “Ligji do i nënshtrohet konsensusit për dy arsye, e para reforma në drejtësi, janë bërë me konsensus ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, që është ligji kryesor ka kaluar me konsensus. E dyta, ndryshimet kushtetuese kanë kaluar me konsensus. Pra, konsensusi është i rëndësishëm sepse reforma të tilla duhet të kenë qëndrueshmëri, është i nevojshëm konsensusi se nuk mund të bëhet me vota mjerane”, deklaroi Bumçi. Ai theksoi se, edhe drafti “Për Prokurorinë” do t’i nënshtrohet konsensusit me opozitën parlamentare, siç pësoi ligji “Për pushtetin gjyqësor”. Sipas Bumçit, çdo zë se po vihet nën kontroll organi i akuzës është i pabazë. “Projekti po shqyrtohet në Ministrinë e Drejtësisë, akoma nuk ka kaluar për votim në qeveri. Projekti do t’i nënshtrohet debateve të hapura në Komisionin e Ligjeve. Drafti nuk mund të dalë mbi Kushtetutën dhe Prokuroria nuk ka rrezik të vendoset nën kontrollin e ekzekutivit, ose të maxhorancës. Kjo është e pamundur, sepse Kushtetuta përcakton mënyrën e emërimit dhe të funksionimit të Prokurorisë dhe kjo nuk mund të cenohet”, nënvizon Bumçi. Lidhur për çështjen e imunitetit të prokurorëve në këtë draft, ish-ministri Bumçi thotë se, “institucionet ndërkombëtare kanë qenë kritikë për imunitetin që kanë gjyqtarët e jo më për prokurorët. Ato kanë kërkuar kufizim të imunitetit në përgjithësi për personat e zgjedhur si deputetë, ashtu dhe për gjyqtarë”.